Futboll La Liga Sport

E PAPRITUR/ DINJO mbetet këmbësor, pas sekuestrimit të pasaportës prokuroria i bën gjëmën

Prokuroria braziliane ka konfiskuar tre automjetet në pronësi të familjes së ish-futbollstit të Barclonës, Milan dhe Brazilit, të famshmit Ronaldinho dhe vëllait të tij, Roberto de Assis. Lajmi është njoftuar nga “Globo Esporte”. Referuar gazetës së mirëinformuar, brazilianit i janë sekuestruar dy makina të tipit BMW dhe një Mercedes-Benz. Qëllimi i prokurorisë është shlyerja e pagesës së një gjobe që tashmë mbart edhe kamat vonesat, që është vënë në dëm të ish-futbollistit Brazilian dhe nuk u pagua kurrë prej tij.

Faktet janë regjistruar në vitin 2015, kur Ronaldinho dhe vëllai i tij u gjobitën për një ndërtim pa leje në Porto Alegre, shuma e të cilës tashmë është rritur ndjeshëm për shkak të kamatvonesave. Tashmë detyrimi i Ronaldonhos arrin shumën e rreth 2 milionë euro. Në 2015 Ronaldinho dhe vëllai i tij ndërtuan një magazinë dhe një platform peshkimi në një vend të ndaluar, duke u gjobitur për ndërtim pa leje dhe dëm mjedisor. Pavarësisht sanksioneve, Ronaldinho nuk ka paguar gjobën, prandaj gjykata ka vendosur vijimin e sukuestrimit të pasaportës së tij.

Related posts

Bomba e merkatos: Skuadra kineze ofron 100 mln për Barçën, 150 për sulmuesin katalanas

Isa.Autor

FORMULA 1/ Ferrari konfirmon: Për ne i rëndësishëm, kemi nisur bisedimet me këtë pilot

Delo.autor

XAVI SHËNON MREKULLINË E RADHËS NË KATAR/ Shikoni çfarë goli bën në moshën 39-vjeçare (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment