Futboll Seria A Sport

NJË VIT ME FANELLËN E ROMËS/ Mbrojtësi Kumbulla feston: Nuk kënaqem me kaq, do të vazhdoj të… (VIDEO)

Një vit më parë, Marsh Kumbulla merrte rrugëtimin nga Verona drejt Romës, për të bërë hapin e madh të radhës të karrierës së tij. Pas një viti të shkëlqyer në Serinë A me veronezët, ai transferohej asokohe te kryeqytetasit, tashmë me vlerësimin si një lojtar me të ardhshme të sigurt.

Mbrojtësi shqiptar ka zgjedhur që të kujtojë këtë datë të shënuar për të me një video në rrjetet sociale, duke kujtuar se si ka qenë viti i tij në radhët e verdhekuqve, një prej klubeve më të njohur jo vetëm në Itali, por dhe në Europë.

“Në një vit kemi përjetuar një pandemi, kemi parë stadiumet të mbushen përsëri. Jemi rrëzuar e jemi ngritur përsëri në këmbë… Në një vit te Roma kam bërë eksperienca të pabesueshme. Por nuk kënaqem me kaq, do të vazhdoj të jap maksimumin”, ishte premtimi i Kumbullës.

VIDEO

Related posts

“HALLE” TEK REALI/ Isco kërkon Zidane… dhe Zidane kërkon Isco

Delo.autor

Spanjollët bëjnë golat, Bayerni merr fitoren

Sadik.Autor

U dëmtua kundër Astras/ Kamer Qaka feston si titullar hapin drejt kualifikimit

Isa.Autor

Leave a Comment