Futboll Kategoria Superiore Sport

PARADOKSI TEK PARTIZANI/ Tre muaj “pauzë”, trajneri Daja e ndërton ekipin vetëm në fund

Sezonin e shkuar Partizani e kishte merkaton e bllokuar dhe trajneri i sapoemëruar asokohe, Ilir Daja, nuk kishte mundësinë të ndërtonte ekipin ashtu siç dëshironte vetë.

Në janar, me hapjen e merkatos, u mundua ta rregullonte disi ekipin dhe të afronte disa elementë që i përshtateshin lojës së tij. Ndërsa këtë verë, mendohej se do të kishte më në fund mundësinë të ndërtonte skuadrën ashtu siç e mendonte, por jo vetëm që nuk ndodhi diçka e tillë, por ndodhi edhe një eksod largimesh, ku emrat më të rëndësishëm të ekipit, u larguan.

Si pasojë, trajnerit të Partizanit dhe drejtuesve të klubit iu duhej të ndërtonin ekipin nga e para, por me tre muaj në dispozicion u mendua se gjithçka do të rregullohej.

Ditët e merkatos kalonin një e nga një dhe te Partizani dominonte qetësia, me zyrtarizimet që ishin me pikatore dhe me goditjet “big” që mungonin.

Por, në ditën e fundit të merkatos, “demat” zyrtarizuan plot 7 afrime. Çfarë paradoksi, edhe kur trajneri Daja kishte të gjithë verën në dispozicion, sërish do t’i duhet ta përshtatë një ekip nga e para..

Related posts

BEFASON TRAJNERI/ Klopp i quan TRAPA ata që mendojnë keq për Man City

Isa.Autor

JUVENTUSI NË AVANTAZH/ Mandzukic realizon një gol me kokë (VIDEO)

Delo.autor

TË PA FAT/ Mbrojtësi për REKORD, Shehi merr goditjen e radhës para Kukësit

Isa.Autor

Leave a Comment