Futboll Sport

KU E KISHE MENDJEN MOU? Ja se çfarë i ndodhi trajnerit të United (VIDEO)

Trajneri i Manchester United Jose Mourinho u turpërua të shtunën në mbrëmje duke u rrëzuar jashtë stadiumit “Wembley” ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen mes Anglisë dhe Spanjës.

Ndërsa po kalonte një litar në hyrje të stadiumit në Londër portugezi u pengua dhe u rrëzua përtokë. 55-vjeçari u ringrit me buzëqeshjen në fytyrë i ndihmuar edhe nga një pjesëtar i stafit të stadiumit.

Trajneri i United kishte shkuar për të ndjekur në stadium tre lojtarët e skuadrës së tij që luanin me Anglinë, Luke Shaë, Jesse Lingard dhe Marcus Rashford. Por ndërsa sulmuesi me numër 10 i dha avantazhin fillestar, Shaë pësoi një dëmtim të rëndë pas një dyluftimi i Dani Carvajal, që do të ketë vënë edhe më shumë në vështirësi trajnerin, që është ankuar vazhdimisht për mungesën e lojtarëve, sidomos në prapavijë./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Related posts

Uruguai e Egjipti e mbyllin “në paqe” pjesën e parë

Sadik.Autor

MBI LUFTËN PËR TITULL NË SERIE A/ Ish-sulmuesi Boniek: Spalletti është trajneri i duhur për Napoli-n, klubi favorit…

Delo.autor

COPPA ITALIA/ Pas një aksioni perfekt, Miranchuk zhbllokon sfidën për Atalantën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment