Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PAS HUMBJES NDAJ SHQIPËRISË/ Trajneri Rossi: Ne e dinim që kundërshtari ishte i fortë, dhe…

Shqipëria arriti të marrë një fitore të madhe 1-0 përballë Hungarisë ku vendimtare ishte goli i sulmuesit Armando Broja që lëshoi një predhë në minutën e 87-të të takimit.

Pas ndeshjes, trajneri i Hungarisë Marko Rosi nuk u pa shumë i mërzitur duke karikuar lojtarët e tij për në sfidat në vazhdim:

“Ne e dinim që kundërshtari ishte i fortë, dhe ai e dëshmoi gjatë ndeshjes, kryesisht duke na shkaktuar probleme fizike. Kur mbanim topin dhe nuk nxitonim, kishim mundësi, por për fat të keq jo të mjaftueshme.

Ky dështim nuk është fundi i botës, pasi kemi edhe pesë ndeshje para, shpresoj shumë që të kemi fat. Ne u përpoqëm mes shumë probleme para takimit, vlen për të përmendur humbjen e kapitenit të skuadrës Adam Szalai. Sigurisht, nuk bëhet fjalë për të kërkuar justifikime, unë do të vazhdoj të marr përgjegjësinë për të gjitha vendimet e mia, si dhe për këtë ndeshje”, u shpreh Rosi.

Related posts

“NDOSHTA NESËR NUK FITOJ POR DO TË TË VRAS”! Sulmuesi Rebic rrëfen prapaskenën me Thiago Alcantara

Delo.autor

ISHTE KTHYER NË “ARMIKUN PUBLIK”/ Eros Grezda gjen “PAQEN” me tifozët e Rangers

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Tirana: Rihapet takimi, bardheblutë ngushtojnë diferencën (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment