Futboll Sport

Mezani: Tashmë jemi në Europë, finalen e Kupës e luajmë pa presion

Gentian Mezani duket se ka gjetur “parajsën” në Laç. Pasi bëri trajnerin e emergjencës te Flamurtari, dy herë, ishte Pashka Laska, ai që i dha besim. Dhe tekniku i ri vlonjat ka justifikuar gjithçka. Me bardhezinjtë e tij ka siguruar vendin e tretë në Superiore, çka do të thotë pjesëmarrje në Kupat e Europës, dhe është finalist i Kupës së Shqipërisë.

Nesër mbrëma do të përballet me Skënderbeun, në tentativë për të fituar trofeun e dytë kombëtar për nga rëndësia. Duke folur në prag të kësaj sfide, Mezani do të nënvizonte mes të tjerash: “Do të ishte më e vështirë, nëse do të kishim presionin e kualifikimit për në Europë. Këtë objektiv e kemi siguruar tashmë përmes kampionatit. Finalja e Kupës do të jetë e vështirë, sepse luajmë ndaj Skënderbeut kampion.

Megjithatë, jemi të qetë. Të dyja skuadrat kanë të njëjtën mundësi për ta fituar trofeun, pasi është një ndeshje e vetme. E përsëris, nuk kemi presion, por vetëm emocionet e një finaleje. Personalisht, uroj të fitojë më i miri. Mundësitë janë 50 me 50. Ne kemi treguar që jemi skuadër, duke përmbushur objektivat që kemi pasur.

Kemi bërë shumë mirë deri tani dhe shpresoj ta mbyllim sezonin me një trofe, duke fituar Kupën e Shqipërisë. Jam ndër trajnerët më të ri në Superiore. Vjet kam qenë i Flamurtarit, por nuk kam pasur besim atje, ndërsa Laska më ka besuar. Duhet që jo vetëm te Laçi, por në përgjithësi, t’u jepet besim trajnerëve të rinj”.

Related posts

Ka lindur në vitin 2001, vlen 50 milionë euro, e kërkojnë klubet më të mëdha…

Sadik.Autor

“DJAJTË E KUQ” HAPIN THESIN/ 6 afrime në janar për të rimëkëmbur Man.United (FOTO)

Delo.autor

“LEWANDOWSKI MË I MIRI NË BOTË”/ Poertieri Neuer: Me trajnerin Flick fituam gjithçka, më vjen keq për…

Delo.autor

Leave a Comment