Futboll Sport

“AKOMA NUK E DI PËR DIEGON”/ Misioni i kampionëve të botës të Argjentinës në 1986-ën

Kur Carlos Salvador Bilardo (trajneri i Argjentinë kampione e Botës në 1986-ën) shikon tv dhe jepen lajme mbi Diego Armando Maradona, familjarët e tij dhe personat që kujdesen për të kërkojnë të ndërrojnë menjëherë të ndërrojnë kanal.

E njëjta gjë që ndodh kur ish-trajneri, i prekur nga një sëmundje neurodegjenerative (sindroma e Hakim-Adams), pyet për Pibe: ata që i qëndrojnë afër kërkojnë të ndërrojnë temë.

Kjo sepse, siç ka raportuar La Voz, Bilardo nuk e di akoma që Diego ka ndërruar jetë nëntorin e kaluar, por mund ta marrë shumë shpejt lajmin e hidhur.

“Akoma nuk e di për Diego-n, në ditët e ardhshme do të kërkojmë të mbledhim djemtë e ’86, nga Ruggeri te Burruchaga, për t’ia komunikuar. Diego ka qenë djali që nuk ka patur”, ka thënë vëllai Jorge.

Një mision, domethënë, për ta bërë sa më pak traumatike të jetë e mundur lajmin. Bilardo nuk është në dijeni as të vdekjes së Alejandro Sabella, përveçse ato të Oscar Malbernat dhe Jose Luis Broën, dy simbole të Estudiantes-it të tij të dashur.

Related posts

E krahasojnë me Usain Bolt/ Ja sa ishte shpejtësia që arriti Daglas Kosta kundër SHBA (VIDEO)

Isa.Autor

GETAFE-REAL MADRID/ Varane përfiton nga gafa e portierit dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Liverpool synon portierin e Romës, por duhet t’i paguajë 50 milionë euro për brazilianin

Q.Autor

Leave a Comment