Futboll Kategoria Superiore Sport

PESË NDESHJE NË 3 DITË/ Publikohet axhenda, ja sfidat e javës së dytë në Superiore….

Java e dytë e edicionit të ri futbollistik 2021/2022 të Kategorisë Superiore rezervon duele tepër interesante.

Ndeshja e parë e kësaj jave do të luhet të premten e 17 shtatorit në orën 19:45, ku Dinamo do të luajë ndeshjen e saj të parë si pritës në stadiumin “Elbasan Arena” ndaj Laçit.

Të shtunën do të luhen dy ndeshje në dy orare të ndryshme, në orën 16:45 do të luhet supersfida Skënderbeu-Partizani në stadiumin “Skënderbeu” dhe në orën 19:45 supersfida tjetër, Vllaznia-Teuta e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Të dielën e 19 shtatorit, në orën 13:45 në stadiumin “Selman Stërmasi” Tirana do të luajë ndaj Egnatias. Përveç Dinamos, edhe Kukësi do të luajë në “Elbasan Arena” në orën 16:45 ndaj Kastriotit.

AXHENDA E JAVËS SË DYTË E KATEGORISË SUPERIORE 2021/2022 –

DINAMO – LAÇI | “ELBASAN ARENA” | E PREMTE, 19:45

SKËNDERBEU – PARTIZANI | STADIUMI “SKËNDERBEU” | E SHTUNË, 16:45

VLLAZNIA – TEUTA | “LORO BORIÇI” | E SHTUNË, 19:45

TIRANA – EGNATIA | “SELMAN STËRMASI” | E DIELË, 13:45

KUKËSI – KASTRIOTI | “ELBASAN ARENA” | E DIELË, 16:45

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ PSG fitore spektakolare në Manchester, Roma i falet Zaniolos me dopietë

Delo.autor

E PABESUESHME/ Atleti pret finishin duke fluturuar si “Supermen” (VIDEO)

Delo.autor

KUSHTON 40 MILIONË EURO/ Pirlo i shpall luftë Milan për mesfushorin argjentinas…

Delo.autor

Leave a Comment