Futboll Seria A Sport

PLASIN POLEMIKAT TEK INTER/ Mbrojtësi Brozovic kërkon pagë sa shoku i skuadrës

Rëndësia e Marselo Brozoviçit për klubin e Interit ka dalë në pah disa herë. Mesfushori kroat mban çelësat e mesfushës zikaltër dhe duke ditur rëndësinë e tij, po kërkon rritje të pagës aktuale që përfiton.

Çdo gjë duket normale deri në këtë pikë, por dëshira e ballkanasit për të rinovuar me shifra më të larta ka edhe një tjetër burim: Hakan Çalhanoglunë.

Turkut, me mbërritjen tek Interi, iu sigurua një rrogë prej 5 milionë eurosh, konsiderueshëm më e lartë se 3.5 milionë eurot që përfiton Brozoviç.

Ndërsa drejtuesit po mendojnë të ofrojnë me rinovimin 4.5 milionë euro, qëllimi i 28-vjeçarit është 5.5 milionë, detyrimisht një rrogë më e lartë se ajo e Çalhanoglusë.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Milan arrin marrëveshjen me talentin 17-vjeçar…

Delo.autor

(VIDEO) Kriza e Real Madrid, “plas” IRONIA në rrjetet sociale

Q.Autor

ZYRTARE/ Strootman, të hënën për testet mjekësore tek klubi i madh francez

Isa.Autor

Leave a Comment