Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

POLONI-SHQIPËRI/ Ish-portieri Dudek: “Kuqezinjtë” mund të jenë ndëshkuesi ynë

“Për mua, loja me Shqipërinë është çelësi. Nuk tingëllon aq efektive sa Anglia, por ne luajmë me ta ndeshjen e jetës”, thotë ish-portieri i kombëtares polake Jerzi Dudek, të cilin shqiptarët e kujtojnë ende edhe sot, kryesisht si heroi i finales së Champions-it në 2005- ën,mes Milanit dhe Liverpulit. Në lidhje me ndeshjen e sotme, Dudek fillimisht flet për problemet në portën polake dhe më pas për rëndësinë e sfidës me kuqezinjtë.

“Fabianski dha dorëheqjen dhe Shezni vjen pak i demoralizuar. Gabimet që bëri me Juventusin ishin për shkak të mungesës së përqendrimit. Duket sikur pushimet e tij ishin shumë të shkurtra, ai nuk ka pushuar pas “Euro 2020”- ës. Ndeshjet e ekipit kombëtar janë një mundësi për t’u rehabilituar.

Shpresoj që Shezni ta shfrytëzojë këtë gjë. Problemet në portë? Megjithatë, janë gjysma e problemeve përballë problemeve në mesfushë dhe sulm. Souza nuk mund ta ketë të gatshëm ndaj Shqipërisë, por me shumë mundësi edhe dy sfidat e tjera Piotr Zielinskin, liderin e qendrës së fushës.

Mateusz Kliç, lojtari i dytë kryesor që ka rezultuar pozitiv me COVId-19. Sebastian Szymanski, Kacper Kozlovski, Rafal Augustyniak, si dhe për një kohë të gjatë Arkadiusz Milik. Krzysztof Piatek dhe Kristian Bielik janë të dëmtuar. Tri ndeshjet e ardhshme do të jenë një provim për Jakub Moder dhe gjithashtu Grzegorz Krishoviak. Çelësi është dueli me shqiptarët, të cilët, për të marrë pikë, do të vendosen në ‘mur’.

Shqipëria dihet që nuk është aq efektive sa Anglia, por është një lojë për jetë a vdekje. Kam dëgjuar se ka ende bileta për stadiumin kombëtar, gjë që tregon se pas paraqitjes së dobët ne Europian entuziazmi në vend është zbehur.

Le të mos dobësohet për lojtarët e Souzas. Anglia ngjall emocione dhe mobilizim të madh, por Shqipëria mund të jetë ndëshkuesi ynë. Një ekip i nënvlerësuar, por i organizuar mirë, veçanërisht në mbrojtje. Kjo mbrojtje do të duhet të prishet pa Zielinskin dhe Kliçin.

E mira është se kemi një lojtar në ekipin tonë, i cili është gjithmonë në formë. Gjithmonë mund të mbështetemi te Levandovski”, tha Dudek.

Related posts

HUMBJA NDAJ LUFTËTARIT PA TIFOZË/ Partizani ndien presionin, klubi bën lëvizjen “strategjike”…

Delo.autor

INTER-MILAN/ Bota e futbollit “mban frymën”, luhet derbi i Milanos

Isa.Autor

“SARRI? E KAM ZGJEDHUR PËR TË GJITHË”/ Presidenti Lotito: Titulli? Me pasion dhe impenjim maksimal do…

Delo.autor

Leave a Comment