Futboll Sport

LIHTENSHTEJN-GJERMANI/ Debuton trajneri Flcik: Lojtarët ishin zjarr në stërvitje, Kimmich është një…

Ndaj Lihtenshtejnit do të jetë premiera e parë për trajnerin Hansi Flik që do të nisë sot zyrtarisht aventurën e tij me Gjermaninë. 56-vjeçari tha në konferencën për shtyp se ishte shumë i emocionuar dhe njëkohësisht gati për ta nisur sa më mirë këtë epokë të re në kombëtaren gjermane.

Si është gjendja e skuadrës?

Manuel Nojer nuk është stërvitur për shkak të disa problemeve muskulore. Ai nuk do të jetë nesër (sot) me ne. Shpresoj që Manuel të jetë gati për ndeshjen e së dielës. Tomas Myler është rikthyer në Mynih pasi ka probleme me aduktorët. Nuk duam të rrezikojmë dhe kështu ai do të nisë një fazë rehabilituese te Bajerni.

Si kanë shkuar stërvitjet e para?

Në stërvitjen e parë pashë pikërisht ato gjëra që kisha menduar. Lojtarët ishin shumë aktivë dhe të gjithë u stërvitën me intensitet. Më ka pëlqyer çdo gjë, edhe nëse kishte gabime në pasime apo koordinimit, djemtë e korrigjonin menjëherë. Ky është mentaliteti i duhur.

Jeni i emocionuar për këtë ndeshje të parë?

Është hera e parë që ulem si trajner në stolin e kombëtares, bashkë me mua do të jetë edhe skuadra dhe stafi im. Kjo më gëzon shumë. Mënyra se si kemi punuar dhe kemi komunikuar deri tani ka qenë e duhura. Çdo ditë ka qenë interesante me shkëmbim idesh kritika të vogla. Secili po mundohet të bëjë sa më mirë punën e tij, të gjithë për një qëllim, për të mirën e futbollit gjerman.

Cilat janë planet tuaja me skuadrën?

Më pëlqen shprehja: “Një fillim i mirë kërkon entuziazëm dhe disiplinë”. Duhet të jemi të gëzuar dhe të motivuar mjaftueshëm për të bërë këtë detyrë që na është besuar dhe kemi zgjedhur të bëjmë. Trajnerët kanë si detyrë të shtyjnë lojtarët për të dhënë maksimumin. Lojtarët e kombëtares duhet të jenë gjithmonë shembull për të tjerët, ata janë përzgjedhur si më të mirët e vendit. Çdonjëri prej tyre duhet të japë maksimumin në fushë për të nderuar fanellën që mban veshur.

Sa i rëndësishëm është Kimish për skuadrën?

Ai do të luajë si numër gjashtë. Në atë pozicion ai është nga më të mirët në botë. Teknikisht është shumë i fortë dhe gjithmonë lufton me shpirt për skuadrën. Është shumë i rëndësishëm për ne si brenda dhe jashtë fushe. Shtyn shokët e skuadrës për të dhënë maksimumin duke komunikuar vazhdimisht me ta. Është një model për bashkëmoshatarët e tij, një lider i lindur.

Sa e njihni Lihtenshtejnin?

Është një skuadër që luan pa frikë. Nuk kanë gjë për të humbur ndaj luajnë pa limite. Gjithmonë është e vështirë të shënosh golin e parë ndaj tyre. Nëse e bëjmë shpejt, atëherë do ta kemi më të lehtë. Jam i bindur që do bëjmë mirë dhe do të marrim me vete tri pikët.

Sa besim keni te lojtarët e rinj në skuadër?

Të gjithë që ndodhen këtu, ndodhen për një arsye. Kemi nga dy lojtarë për pozicion të cilët shumë lehtësisht mund të luajnë si titullar. Ata e dinë rëndësinë e të veshurit këtë fanellë dhe përgjegjësitë që kanë për ta nderuar atë. Deri tani kam qenë shumë i kënaqur me ta.

Kush do ta mbajë shiritin e kapitenit pas mungesës së Nojerit?

Këtë po mendoja kur isha në dush (qesh). Kemi dhe pak orë kohë për ta vendosur, mendoj që gjithçka do të merret vesh në kohë.

Cili është qëllimi i Gjermanisë?

Kemi një qëllim të vetëm dhe të pastër: të kualifikohemi për në Botëror, mundësisht në vendin e parë të grupit.

Related posts

TRIUMFI NDAJ MANCHESTER UNITED/ Media angleze nuk kursen elozhet për shqiptarin: Paraqitje prej…

Delo.autor

MILAN MENDON PËR PËRFORCIME/ “Kuqezinjtë” shfaqin interes për mbrojtësin shqiptar…

Delo.autor

U LARGUA NGA MILAN/ Maldini mes PSG-së dhe kombëtares së Italisë

F.autor

Leave a Comment