Futboll Seria A Sport

PRECEDENTI QË JEP SHPRESË/ Një pikë në 3 ndeshje, ja pse Juventusi beson te titulli

Pas barazimit me Udinezen në javën e parë në shtëpinë e këtyre të fundit, dhe humbjeve ndaj Empolit në “Allianz Stadium” dhe dje pasdite kundër Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Juventusi ka grumbulluar 1 pikë në tre ndeshje njësoj si në sezonin 2015/2016 sërish me Masimiliano Alegrin në pankinë, ku edhe atëherë kishte koleksionuar 1 pikë në tre ndeshje, pas dy humbjeve radhazi ndaj Udinezes, Romës dhe barazimit me Kievon.

Precedenti flet qartë që Juventusi pas së njëjtës periudhë në ndeshjen e katërt të kampionatit ka fituar siç bëri në sezonin 2015/2016 kundër Xhenoas në shtëpi duke thyer këtë mallkim të javëve të para.

Tani Milani ndihet i rrezikuar pasi precedentët dhe statistikat flasin për një Juventus që nëse arrin këto rezultate në fillim të kampionatit, java e katër është deçizive me fitore për bardhezinjtë nga Torino.

Related posts

WEST HAM-LIVERPOOL/ Vendasit barazojnë rezultatin, shënon Antonio

Delo.autor

KATAR 2022/ Pas 11 minutash lojë, Wilson ndëshkon Belgjikën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Schalke

Q.Autor

Leave a Comment