Futboll Seria A Sport

MILAN-LAZIO/ Pioli ndryshon 3 lojtarë. Ibra e nis nga stoli, 17 vite më parë… (FORMACIONET ZYRTARE)

Si sot 17 vite më parë, Zlatan Ibrahimovic do të debutonte në Serie A me fanellën e Juventusit.

E kujton La Gazzetta dello Sport në ditën kur kampioni suedez do të rikthehet në fushë për një tjeter debutim në javën e tretë të kampionatit.

Ka edhe një tjetër rikujtim megjithatë: Ibra shenoi golin e tij te pare me fanellen e Milanit pikërisht përballë Lazios, kundërshtari i mbremjes së sotme (me 22 shtator 2010).

Por, suedezi e nis nga stoli pasi Pioli ka preferuar Rebic titullar. Do të ketë shanse në pjesën e dytë, ashtu si edhe ndoshta Pietro Pellegri. Giroud nuk ia del dhe nuk është as në stol.

Romagnoli rikthehet titullar në mbrojtje në vend të Kjaer dhe Florenzi merr vendin e Saelemaekers. Kthehet edhe Kessie titullar dhe do të debutojë për këtë sezon.

Te Lazio, Sarri vendos Pedro, Immobile dhe Felipe Anderson në sulm.

FORMACIONET ZYRTATE

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Tomori, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessié, Tonali; Florenzi, Brahim Diaz, Leao; Rebic.

LAZIO (4-3-3): Reina; Marusic, Luiz Felipe, Acerbi, Hysaj; Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto; Pedro, Immobile, Felipe Anderson.

Related posts

LIVE: ROMA-INTER/ Mbyllet pjesa e parë, zikaltërit në avantazhin e tre golave (VIDEO)

Delo.autor

Sheikët në futbollin italian, Milani drejt gjetjes së blerësit të ri

Isa.Autor

United ofron Martialin plus para shtesë, për yllin që po shkëlqen në kampionatin gjerman 

Sadik.Autor

Leave a Comment