Futboll Sport

KTHEHET TË RRËFEJË PËR “DJALLIN”/ Legjenda Guulit: Guxim dhe identitet, sekreti i rilindjes së Milanit është ky njeri

Ruud Gullit shkruajti faqet e arta të historinë së Milanit dhe u shenjtërua si një nga lojtarët më të mirë ndonjëherë me fanellën kuqezi.

Sot është kthyer për të folur për Djallin. Duke komentuar për Sky Sport, ish-sulmuesi bëri një deklaratë të bukur për ekipin e  stërvitur nga Stefano Pioli, duke duartrokitur sidomos këtë të fundit.

“Jam shumë i lumtur për këtë Milan dhe për atë që po bën. Ju mund të shihni se ata kanë shumë më shumë guxim për të sulmuar dhe jo vetëm për t’u mbrojtur sesa disa vjet më parë. Ata nuk bëjnë gabime të dukshme si më parë”.

Së fundi, holandezi vlerësoi punën e Stefano Piolit në stolin e kuqezinjve: “Është e vështirë për mua të di se çfarë lloj pune ka bërë Stefano Pioli në ekip, por unë jam shumë i lumtur me shpirtin dhe identitetin që ai i ka dhënë Milanit”.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ GABIMI i portalit të statistikave, zbulon fituesin e “Topit të Artë” (FOTO)

Isa.Autor

Skedina e ditës/ Ja ndeshjet e parashikuara

Sadik.Autor

THA SE DONTE TË SHIKONTE AJAXIN FENOMENAL NDAJ JUVENTUSIT/ Gazetari i famshëm “masakrohet” në Itali

Delo.autor

Leave a Comment