Futboll La Liga Sport

PRITET TË NISË PËRGATITJET ME KLUBIN/ Van Gaal mban premtimin, drejton skuadrën e kategorisë së dytë

Ditën e mërkurë, Louis van Gaal ka drejtuar stërvitjen e Telstar, formacion që luan në Erste Divisie, kategoria e dytë e futbollit holandez.

Ka qenë një premtim që trajneri aktual i Holandës ka bërë në të kaluarën, para se të arrinte marrvëeshjen me kombëtaren Oranje.

Trajneri ka premtuar se do ta drejtonte ekipin në të cilin ka luajtur në sezonin 1977/78 dhe e ka mbajtur fjalën.

Van Gaal është paraqitur në qendrën stërvitore të klubit për të marrë pjesë në stërvitje dhe për t’u përgatitur për ndeshjen e së premtes.

Trajneri i Holandës do të jetë në drejtim të skuadrës për ndeshjen kundër ekipit të dytë te AZ Alkmaar, Jong AZ.

Mbrapa premtimit të mbajtur të teknikut është edhe një objektiv bamirësie. Në fakt, të ardhurat nga shitja e biletave do t’i jepen fondacionit ‘Spieren voor Spieren’.

Related posts

CHAMPIONS/ Myrto Uzuni godet Dinamo Zagreb. Në Budapest janë pranë kualifikimit (VIDEO)

Delo.autor

Lemina në radarin e dy skuadrave nga Premier League

Sadik.Autor

ALARM TEK VLLAZNIA/ Tetë të prekur me Koronavirus. Ja çfarë do ndodhë ditën e sotme

Delo.autor

Leave a Comment