Futboll Seria A Sport

NJERIU I TROFEVE/ “Portugese Job” Ronaldo dhe “krimet” në finale

E ka vendosur sërish ai, në mënyrën e tij. Cristiano Ronaldo, ose ndryshe, njeriu i finaleve. Trofeu i 28-të në karrierë, në plot 13 kompeticione të ndryshme.

“Ishte një ndeshje e vështirë, sidomos për shkak të vapës. Por, luajtëm mirë, krijuam mjaft raste. Jam i kënaqur që shënova golin vendimtar dhe fitova titullin e parë me Juven. E nisëm mirë 2019. Ky gol shkon për tifozët juventinë, familjen time dhe shokët. Na duhej një trofe dhe tani duhet të përgatitemi për të tjerë”.

Tani do ta quajnë “Portugese Job”. Sigurisht, te Juventusi e morën edhe për këtë arsye: CR7 është njeriu që vendos finalet, ai që shfaqet nga cilindri dhe befason e mrekullon, duke hipnotizuar kundërshtarin, në këtë rast Donnarumman.

Nëse Juventusi kishte disa probleme me finalet, tashmë e di se ka në skuadër njeriun e duhur, ai që finalet i fiton thuajse gjithmonë. Edhe kur ndeshja duket e ndërlikuar, portugezi nuk mungon.

Sigurisht, në karrierë, disa i ka humbur edhe ai, sepse nuk është jashtëtokësor, por ajo në Xhedah është e nënta që merr “në shtëpi”. Tani, tifozët bardhezi shpresojnë dhe urojnë mbi “Decima”-n e tij, ajo që do të luhet më 1 qershor në “Wanda Metropolitano”, ajo për të cilën e kanë marrë vërtet.

Pastaj, numrat e Cristiano Ronaldos, duke u ndalur te klubet – duke parë se me kombëtaren ka humbur 1-0 ndaj Greqisë në finalen e Euro 2004 – dhe doli nga skena për dëmtim në suksesin e Euro 2016 – janë të pabesueshëm, sidomos në kompeticionet që mbarojnë me një finale.

Në karrierë, në fakt, portugezi ka fituar 28 trofe, përveç Europianit me Portugalinë, dhe prej këtyre vetëm 5 kampionate: 3 në Premier me Manchester United dhe 2 me Real Madrid në La Liga.

Nga 23 kupat apo superkupat që janë pjesë e palmaresit të tij personal, në 4 raste nuk ka marrë pjesë. Bëhet fjalë për Superkupën portgueze në 2002, në pankinë, por edhe Community Shield në 2008, frakturë në këmbë, dhe Kupës së Mbretit 2014, probleme muskulore, dhe Superkupa UEFA 2016, tërheqje.

Për pjesën e mbetur, ka luajtur finalet e 25 trofeve – për një total prej 28 ndeshjesh, duke konsdieruar ato të parashikuara vajtje-ardhje – duke vendosur në dhomë 19, me një mesatare prej 76%, si të thuash 3 nga 4, duke realizuar 19 gola, plus dy penallti në kohën shtesë.

Një tripletë, ndaj japonezëve të Kashima në Botërorin për Klube 2016, dhe  dy dopieta. E para në Superkupën UEFA 2014, e fituar 2-0 ndaj Seviljas, tjetra, më e dhimbshmja ndaj Juves, në finalen e Kardifit, 4-1.

Kanë kaluar thuajse 15 vjet nga 22 maji 2004, dita e finales së tij të parë, sigurisht e fituar me një gol të CR7, në program në Millennium Stadium mes Manchester United të tij dhe Miwall. Ishte 19 vjeç dhe zhbllokoi rezultatin me kokë në minutën e 44 pas asistit të Gary Neville dhe më pas Van Nistelrooy shënoi dy herë. Tani, CR7 po mbush 34 vjeç, por vesin nuk e ka humbur: etapa e rradhës, “Wanda Metropolitano”, aty ku nuk është finale, por Ronaldo e sheh si të tillë, si një “derbi”.

Related posts

“MJESHTRI” I FINALEVE/ Inzaghi “pushton” Italinë. As Martinez nuk di të ndalet, tani sfidojnë Man.City

F.autor

Gaboi në finalen e Champions League/ Liverpool merr vendimin përfundimtar për Karius

Isa.Autor

Toni Kroos kërkohet nga Manchester United, gjermani jep përgjigjen përfundimtare për Real Madrid-in

Sadik.Autor

Leave a Comment