Futboll Sport

RACIZMI NË HUNGARI/ FIFA nis hetim dhe paralajmëron masa të ashpra. Mund të përfitojë… Shqipëria

Ndeshja mes Hungarisë dhe Anglisë, e luajtur në Budapest, është njollosur nga ngjarje të rënda racizmi të cilat kanë filluar që me gjunjëzimin e lojtarëve të “tre luanëve” në fillimin e sfidës.

Fyerje dhe kore raciste, hedhje sendesh në fushë dhe kërcënime ndaj lojtarëve që vinin nga tribunat e ultrasve hungarezë, kanë qenë tabloja e kësaj sfide që u mbyll me shifrat 4-0 për anglezët. Përveç humbjes në këtë sfidë, Hungaria tashmë rrezikon të humbasë më shumë në komisionet e FIFA-s, që është gati për masa të ashpra disiplinore.

FIFA ka bërë të ditur se ka nisur një hetim për këtë ngjarje dhe do të vihet në veprim. “FIFA refuzon në mënyrë të qartë çdo formë racizmi dhe dhune, si dhe nuk toleron sjellje të tilla në futboll. FIFA do të ndërmarrë masat e duhura sapo të marrë raportet e ndeshjes së të enjtes mes Hungarisë dhe Anglisë”, shkruhej në një komunikatë të organizatës ndërkombëtare.

Hungaria rrezikon një gjobë të majmë për këto ngjarje që nuk ndodhin për herë të parë në ndeshjet e përfaqësueses së saj dhe mund të shoqërohet edhe me mbylljen e stadiumit për sfidat e përfaqësueses në vijim. Nga kjo mund të përfitojë Shqipëria, e cila muajin e ardhshëm do të luajë në Hungari ndeshjen e dytë ndaj ekipit me të cilin përballet këtë të diel në kualifikueset e Botërorit

Related posts

FESTA E ÇMENDUR/ Notarja italiane feston 30-vjetorin me foto NUDO në…

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Askush si Diego Simeone në La Liga, rinovon kontratën deri…

Delo.autor

BARAZIMI I DYTË RADHAZI/ West Brom ndal Manchester City-n dhe ndajnë pikët

Delo.autor

Leave a Comment