Futboll La Liga Sport

RAST I ÇUDITSHËM/ Mesfushori Paulinho largohet nga ekipi pas 4 ndeshjesh dhe 2 golash

Shumë e mbajnë mend me fanellën e Barcelona-s.

Po flasim për mesfushorin brazilian Paulinho, i cili e ka mbyllur papritur aventurën tek Al-Ahli pas katër ndeshjes, në të cilat ka shënuar edhe dy gola.

Klubi saudit ka komunikuar se ka prishur kontratën me ish-mesfushorin e Tottenham dhe katalanasve për shkak “rrethanave emergjente”.

Paulinho është transferuar në Arabi pas fundit të aventurës me Guangzhou Evergrande, por e ka mbyllur që tani këtë aventurë:

“Al Ahli i ka dhënë fund kontratës së brazilianit Paulinho. Kjo ka ndodhur për ‘rrethana emergjence’”, që lojtari ia ka komunikuar klubit kohët e fundit”, ka shkruar klubi.

Related posts

VDES MARADONA/ Ronaldo PREK me dedikimin: I them lamtumirë një miku dhe gjeniu të përjetshëm

Delo.autor

Messi, Pique, Fabregas : ” Gjenerata e 87 “

Q.Autor

FUND DRAMATIK NË “OLIMPICO”/ Sampdoria befason Lacialët në minutën e 100-të, feston Milan

Isa.Autor

Leave a Comment