Futboll Seria A Sport

REZULTATE NEGATIVE/ Tifozët dalin kundër Juventus, i kërkojnë Allegrit të ulë në stol titullarin e ekipit

Juventusi nuk po kalon një moment aspak të mirë. Largimi i Kristiano Ronaldos ka lënë një boshllëk të madh në sulmin e bardhezinjve të cilët nuk kanë ende një pikë referimi.

Si mos të mjaftonin këto, “Zonja e Vjetër” ka siguruar vetëm 1 pikë nga 9 të mundshme në këtë start të Serisë A duke thyer një rekord negativ që prej vitit 2015-2016. Këtë mesjavë rikthehet dhe Liga e Kampionëve aty ku bardhezinjtë do të përballen në transfertë me një skuadër të lehtë si Malmo.

Por në këtë moment asnjë kundërshtar nuk duhet nënvlerësuar. Klubi po përballet me një presion të tifozëve që kërkojnë uljen në stol të gardianit Shezni i cili në 3 sfidat e fundit është përfshirë direkt në golat e kundërshtarëve.

Tifozët kërkojnë aktivizimin e portierit të dytë Matia Perin, por Alegri nuk është i sigurt dhe kanë mbetur vetëm 2 ditë që të bëjë zgjedhjen e tij.

Related posts

MBYLLET JAVA 21 NË SUPERIORE/ Vllaznia nuk është më favorite për titullin, “treni” i rivalëve vjen më afër (RENDITJA)

Delo.autor

Festa e titullit, Skënderbeu përgatit dekor special për 23 majin

Sadik.Autor

Zbulohet trajneri i ri i Partizanit, prezantohet nesër

Sadik.Autor

Leave a Comment