Futboll Seria A

Marrëdhënia Allegri-Gattuso nisi me “ik pirdhu” dhe përfundoi me komplimeta!!!

Nga shok skuadre te Perugia në dyvjeçarin 1995-97 te rivalë, duke kaluar te periudha te Milan në rolet futbollist-trajner. Ajo mes Rino Gattuso dhe Max Allegri është një marrëdhënie speciale, e mbushur me ulje-ngritje.

Nesër do të jetë përballja në stolat e Milan dhe Juventus dhe prag-ndeshja është e mbushur me histori. Disa prej këtyre tregimeve i zbulojnë vetë protagonistët në konferencat përkatëse për shtyp. “Ringhio” kujton periudhën e parë: “Ai ka qenë një shok skuadre te Perugia.

Unë isha 16 vjeç, ai ishte kapiteni i ekipit dhe gjithmonë më ka respektuar, më ka dhënë merita për atë që bëja dhe më trajtoji si një futbollist i vjetër. Nuk e kam harruar kurrë.”

Rezultate imazhesh për allegri gattuso

Pastaj faza me dy fytyra te kuqezinjtë, kur në vitin 2010, Max u emërua trajneri i Milan. Ishin dy vite “rrëmuje” të karakterizuara nga disa “ik pirdhu”, brenda dhe jashtë fushës së lojës. Ishin dy vitet e fundit të “Ringhio” si futbollist me më shumë hije sesa dritë.

I takon këtë herë Allegri të kujtojë një sherr në një moment të vështirë. “Më kujtohet se para derbit të fundit shkova në dhomën e tij dhe i thashë se do të shkonte në tribunë, atje u tërbua dhe ishte një moment kur u shfry me fjalë nga më të ndryshmet.” Edhe Gattuso kujton: “E falënderoj si trajner. Vija nga disa dëmtime dhe në një vit e gjysmë nuk isha në nivelin tim. Max kishte të drejtë, u sqaruam pak kohë më vonë dhe i kërkova ndjesë sepse ishte faji im.”

Në Torino do të jetë një sfidë speciale edhe në stol, dy stile të ndryshme që përballen. Qetësia e Allegri kundër grintës së Gattuso dhe ndoshta do të dalë ndonjë “ik pirdhu”, si në kohët e vjetra, por në fund të ndeshjes do të ketë një përqafim të vërtetë dhe të sinqertë

Megjithatë mes të dyve ka pasur gjithmonë respekt. Allegri i propozoi të bëhej pjesë e stafit të tij në verën e vitit 2012: “Ai donte të vazhdonte të luante futboll, por tre muaj më pas u tërhoq te Sion.” Tani është koha e sfidës së parë si trajner dhe komplimentet nuk mungojnë.

Max e promovon: “Duhet t’i bëjmë komplimente për lojën dhe rezultatet.” Ndërsa Gattuso thotë se ka ende për të mësuar: “Prej dy tre vitesh kam një marrëdhënie të shkëlqyer, miqësie dhe respekti me Allegri. U largova nga Milan sepse kishte mbaruar një epokë. I admiroj aftësitë e Allegri. Kur shkova për të studiuar Juventus fillimisht nuk kuptova asgjë. Ai ka shumë njohje për futbollin dhe një staf të shkëlqyer. Ka futbollistë të aftë, por edhe vetë është përmirësuar duke u bërë një trajner i madh.”

Related posts

U PEZULLUA NGA KLUBI SEPSE DHUNOI TË DASHURËN/ Tifozët i japin “goditjen” e fundit sulmuesit të “Djajve të Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

THUMBON KAMPIONËT E ITALISË/ Materazzi: 5 maji më kujton rrugën drejt tripletës, natën që…

Delo.autor

Nuk ka pushim për anglezët, Man United e Liverpool e nisin vitin 2018 me këto ndeshje

Q.Autor

Leave a Comment