Futboll Sport

U SHKARKUA NGA JUVENTUS/ Sarri gati të marrë drejtimin e ekipit të ri, shumë afër për kontratën me…

Mauricio Sarrin shumë shpejt mund ta shikojmë në stolin e një skuadre. Tekniku italian u shkarkua nga Juventusi pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Lioni.

Megjithatë përveç shkarkimit, Sarri është ende në kontratë me Juventusin, e cila skadon pas 2 viteve dhe italiani vazhdon të paguhet nga kampionët e Italisë. Sipas asaj që raporton “La Stampa” marrëveshja për ndërprerjen e kontratës mes Juventusit dhe Sarrit është shumë afër.

Thuhet se trajneri dëshiron të nisë një aventurë te re në drejtimin e një skuadre dhe ka pranuar prishjen e kontratës. Skuadra favorite për t’i besuar stolin Sarrit është Fiorentina, që e ndjek prej kohësh së bashku me Romën, por me rezultatet e fundit nga verdhekuqtë, është vendosur të vazhdohet me Fonsekën.

Shumë shpejt ish-trajnerin e Juves pritet ta shikojmë në stolin e Fiorentinës, që po mendon shkarkimin e Iakinit.

Related posts

Spalletti tallet me tifozët e Milan: Poshtë mbeteni edhe po fituat 3-0

Sadik.Autor

Zyrtare: Guardiola dhe Kane zgjedhën më të mirët e dhjetorit në Ligën Premier

Q.Autor

MOTIVET E PËRHUMBJES “ZIKALTËR”/ Gabime në zëvendësime dhe nervozizëm, Interi bën… “harakiri”

Delo.autor

Leave a Comment