Futboll Sport

RONALDO THEU REKORDIN BOTËROR/ Por bomberi Lukaku me mesatare më të mirë golash. Ja shifrat…

Kristiano Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë në histori të kombëtareve duke arritur shifrën e 111 golave me fanellën e Portugalisë.

Një shifër e frikshme për një futbollist i cili mund të luajë maksimumi 10 ndeshje me kombëtaren në vit. Por një kundërshtar i vjetër po i kërcënon rekordin, dhe ai është Romelu Lukaku.

Pasi e rivalizoi në Serinë A me fanellën e Interit duke fituar dhe kampionatin, Lukaku është vënë pas rekordit të golashënuesve të kombëtares të mbajtur nga Ronaldo.

Dygolëshi ndaj Estoninë, e çon sulmuesin belg në kuotën e 66 golave me Belgjikën në 99 ndeshje të luajtura, ndërsa Ronaldo ka shënuar 111 gola në 180 paraqitje për Portugalinë. Sulmuesi i Çelsit ka një mesatare prej 0.67 golash për ndeshje me Belgjikën, ndërsa Ronaldo ka një mesatare 0.61.

Vetë Lukaku foli pas ndeshjes me Estoninë duke u shprehur: ‘’Nuk mendoj për arritjen e rekordit. Ngrihem çdo mëngjes me qëllim për të fituar. Nëse ndonjëherë arrij rekordin do të ishte fantastike, por mbi të gjitha dua të fitoj’’.

Related posts

Statistikat “qesharake” të MESSIT dhe RONALDOS në Botëror

Isa.Autor

Sinan Idrizi: Flamurtari ka problemet e veta, duhen marrë përgjegjësitë

Sadik.Autor

Xherdan XHAQIRI jo vetëm një futbollist, ja çfarë bën me Dafina Zeqirin (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment