Futboll Seria A

Serie A/ Cagliari i kërkon falje Blasie Matiudi për koret raciste

Cagliari i ka kërkuar falje mesfushorit të Juventus-it Blaise Matuidi pasi ai pretendoi se kishte përjetuar racizëm në ndeshjen e së shtunës.

Matuidi shkroi një letër pas fitores 1-0 të Juve-s ndaj Cagliari-t për të shpjeguar abuzimin racial që ka marrë në Sardehna Arena, dhe klubi kuqeblu është përgjigjur në Twitter.

“Je një lojtar i madh, një shembull për lojtarët e rinj,” shkruhet në mesazh.

“Duam të kërkojmë falje nëse je ndjerë i ofenduar në Sardegna Arena për shkak të ngjyrës së lëkurës.

“Racizmi nuk është pjesë e  njerëzve nga Sardenja. Vetëm injoranca mund t’i shpjegojë disa sjellje të gabuara. Respekt.”

Image result for Matuidi

Related posts

HEROI I DITËS/ Ish-futbollisti i shpëton jetën djalit që hidhet nga kati i tretë i pallatit (VIDEO)

Delo.autor

“MAGJIA” VJEN NGA BUNDESLIGA/ Shikoni si realizon Mainz golin e muajit ndaj Dortmund (VIDEO)

Delo.autor

Pësoi 3 gola nga Atalanta, ja çfarë thotë Strakosha për Berishën

Q.Autor

Leave a Comment