Futboll Seria A Sport

RRËFEN RAPORTIN ME MILAN-IN/ Seedorf: Kam mbetur i lidhur me ngjyrat “kuqezi”, duke pasur një…

Klarens Sedorf mbetet shumë i lidhur me Milanin. Këtë fakt e ka konfirmuar edhe gjatë intervistës së dhënë për “Tuttosport” pas prezantimit të një rrjeti palestrash në Itali. Trajneri i fundit i “Djallit” në Champions ka komentuar edhe këtë aspekt duke mos kursyer thumbat mbi menaxhimin e bërë nga drejtuesit e asaj periudhe.

Si është raporti juaj me Milanin?

Kam mbetur i lidhur me ngjyrat kuqezi. Me Maldinin dëgjohemi herë pas here ndaj mendoj se klubi është në duar të sigurta. Ai nuk ka ndryshuar aspak. Duke pasur një simbol si ai në bordin drejtues, informacionet kalojnë siç duhet, aq më tepër që ai e njeh ambientin dhe ka qenë vetë futbollist. Me sa kam parë po ndërtohet një përzierje cilësore me të rinj dhe lojtarë me përvojë.

Sa rëndësi ka mosha në futboll?

Nuk besoj te mosha. E pranoj që ka një moshë biologjike, por ka edhe fakt që tregojnë se cila është gjendja fizike reale. Unë, për shembull, kam pasur të dhëna më të mira kur isha 34 vjeç sesa kur isha 26. Diskutimi qëndron në rëndësinë që i japin këtyre të dhënave ata që duhet të marrin vendimet.

Ibra dhe Zhiru nuk duken se njohin moshë…

Nuk ka sekrete, thjesht janë kujdesur për fizikun në mënyrën e duhur. Mangësitë e tjera ua plotëson përvoja sepse një i ri nuk e di mirë se si menaxhohen emocionet, energjitë në stërvitjet dhe në momentet e vështira. Me futbollistë si Zhiru dhe Ibra në ekip mund të zbulosh gjëra që nuk i ke përjetuar.

A është Milani gati për rikthimin në Champions? Herën e fundit trajneri ishit ju…

Më vjen keq që kjo po ndodh pas kaq shumë vitesh. Skuadra që kisha në atë kohë ishte në gjendje të bënte mirë, sidomos nëse drejtuesit do të kishin bërë disa zgjedhje të caktuara. Sidoqoftë, jam krenar për punën time te Milani.

Si e shikoni Serinë A të sivjetshme?

Do të jetë më e ekuilibruar sesa vitin e kaluar. Nga vendi i tretë e tutje janë forcuar, por Milani dhe Interi vijojnë të kenë diçka më shumë se të tjerët. Duhet parë se si do të menaxhohen edhe impenjimet në Champions. Rikthimi është i bukur, por edhe i lodhshëm e si milanist nuk do të më vinte keq të fitonim titullin. Interi ka humbur lojtarë të rëndësishëm e që nuk zëvendësohen lehtë, por Inzagi ka një skuadër tepër cilësore.

Po Juventusi?

Mendoj se janë ngopur me suksese. Patën një cikël e tani po mundohen të hapin një të ri, por nuk mund të kenë të njëjtën uri si të atyre që nuk fitojnë prej vitesh. Favorit është ai që ka më tepër uri, megjithatë bardhezinjtë mbeten një ekip konkurrues.

Related posts

JUVENTUSI NË “ALARM”/ Cristiano Ronaldo është zhdukur!

Delo.autor

E KONFIRMUAR/ PSG ka marrë vendimin final për “Bomberin” Icardi!

Delo.autor

E FUNDIT/ CHAMPIONS LEAGUE: Ndahet vazoja e parë, skuadrat mësojnë grupet e tyre

Isa.Autor

Leave a Comment