Futboll Sport

BRAZILI NË FINALEN E COPA AMERICA/ Ja sa ka portieri Alisson pa pësuar gol

Alisson Becker është i pakalueshëm. Portieri i Brazilit rezultoi sërish vendimtar në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës dhe kundër Argjentinës e mbajti portën të paprekur.

Në ndihmë i erdhën edhe dy shtyllat, por edhe pritjet e tij ishin të jashtëzakonshme.

“Seleçao” është skuadra e vetme që nuk ka pësuar gol në këtë kompeticion, por portieri ka shifra akoma më të jashtëzakonshme, nëse llogarisim edhe ndeshjet e kampionatit anglez.

Janë 9 ndeshje në total që nuk pëson gol dhe ka arritur 846 minuta.

I fundit që i ka shënuar është Rondon, më 4 maj, në ndeshjen Liverpool-Newcastle.

Ai vazhdon të jetë makthi i Lionel Mesit, pasi 2 sezone radhazi e ka eliminuar nga Liga e Kampioneve dhe tani e nxjerr jashtë Kupës së Amerikës.

Nëse Brazili ndodhet në finale, një meritë të madhe ka gardiani i Liverpoolit.

Related posts

MERKATO E ÇMENDUR” E VERËS/ Chelsea ofron 103 milionë euro për bomberin Lulkaku, ja vendimi që merr Inter…

Delo.autor

KUKËSI-LAÇI/ I mjaftojnë 4 minuta lojë, mesfushori Musta zhbllokon sfidën ndaj “Verilindorëve” (VIDEO)

Delo.autor

“AI NUK DO TË TË HUMBASË ASNJË TOP”! Bennacer: Ibrahimovic të vret nëse nuk je perfekt!

Delo.autor

Leave a Comment