Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ KAMPIONËVE TË SUPERIORES/ Debutimet, sa shumë lojtarë të rinj te “demat” e Partizanit

Në sfidën e parë kundër Teutës, te Partizani priten të debutojnë shumë futbollistë të rinj në Superiore me fanellën e kuqe. Gligorov, Damçevski dhe Musta janë emrat që pritet të debutojnë në prapavijë, ndërsa Rrapaj dhe Marku në mesfushë.

Sa i takon sulmit, asnjë prej futbollistëve që janë parashikuar titullarë nuk do të luajnë për herë të parë, pasi janë prej vitesh pjesë e “demave”, si Cara, Lukas dhe Zhunior.

Ndërsa në stol, ka sërish shumë lojtarë të tjerë që mund të debutojnë, si Sota, Shehi, Albion Marku, Gresild Lika e të tjerë. Sfida mes Teutë dhe Partizanit do të luhet ditën e sotme në “Elbasan Arena”, në orën 19:45.

Related posts

Lazio nuk ndalet/ Immobile “me shokë” dhurojnë spektakël kundër Spal

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Shkarkimi i Contes nga Inter kushton 150 milionë euro

Delo.autor

LIVE/ Kamza-Tirana: Zgjat vetëm 6 minuta avantazhi i bardhebluve, Fukui barazon shifrat (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment