Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ “KORÇARËVE/ Tirana “gradon” kapitenin e ri, ylli Ngo në dyshim. Ja formacioni i mundshëm…

Tirana është duke mbyllur përgatitjet për sfidën me Skënderbeun, por probleme ka sa të duash. Si fillim, mungesat janë të mëdha, me Bekajn që humb javën e parë, Çelhakën që është larguar drejt Legias, por mungesat nga kombëtarja. Ismajgeci bashkohet sot me ekipin, ndërsa Hoxhallari vjen të enjten pas sfidës me San Marinon. Shehi e ka të plotë ekipin vetëm një ditë ku do të vendosë për 11 lojtarët që do të aktivizojë ndaj Skënderbeut. NGO – Problemi tjetër veç Bekajt është Ngoja. Anglezi stërvitet me grupin, por ndonjëherë ka shfaqur probleme në gju. Me shumë mundësi luan, por këto javë ka shfaqur probleme nga ngarkesa e lartë.

HOXHALLARI – Më në fund Tirana ka zgjedhur kapitenin. Ai është Ejron Hoxhallari. Mbrojtësi do të mbajë shiritin e kapitenit në fushë. Më pas janë Ilion Lika dhe Gentian Muça së bashku me Marsel Ismajlgecin. Tre të parët janë ata që kanë luajtur më shumë me bardheblutë, ndërsa i katërti ka dalë nga akademia e 25 herë kampionëve të Shqipërisë.

STËRVITJA – Bardheblutë transferojnë nga sot stërvitjen paradite, ndërsa për Shehin, formacioni në këtë moment është rebusi për t’u zgjidhur.

Opsioni i parë i Shehit për formacionin është që Tirana të luajë pa mesfushor shkatërrues siç ka bërë dy miqësoret e fundit, që mesfusha do të jetë me treshen Totre, Limaj dhe Hoti. Sulmi pastaj do të jetë bombë me Xhixhën, Seferin dhe Ngonë, të cilët do të garantojnë golat bardheblu.

Problemi i vetëm i kësaj skeme është që skuadra mbetet shumë e zbuluar në mesfushë. Opsioni i dytë është Ardit Toli shkatërrues.

Opsioni i tretë është Filip Najdovski. Maqedonasi është mesfushor, por te Tirana është aktivizuar gjithmonë si qendërmbrojtës. Sa herë ka luajtur në mesfushë, ka marrë kartonë, ndërsa drejtuesit e shohin me skepticizëm këtë opsion.

Bardheblutë dje xhiruan edhe një klip për sezonin e ri futbollistik që do të publikohet së shpejti.

Related posts

Milan lë pas zhgenjimin/ Rikthehet nga Londra dhe vazhdon trajnimet në Milanelo, duke u përgatitur…

Q.Autor

De Gea: Në Angli më respektojnë më shumë se në Spanjë

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SLLOVEN/ Endri Çekiçi merr vlerësimin e rëndësishëm

Delo.autor

Leave a Comment