Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ “Dhimbje koke” për trajnerin Memelli, me dy mungesa. Ja plani për skemën…

Skënderbeu po bëhet gati për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Partizanit. Korçarët e shohin si ndeshje ku mund të shlyejnë gabimin e bërë ndaj Tiranës.

Në këtë takim delikat bardhekuqtë duhet të bëjnë pa Zguron, i cili është i pezulluar nga kartoni i kuq që mori ndaj bardhebluve. Përveç Zguros, trajneri Memelli i ka bërë llogaritë edhe pa Shalën, vazhdon të mos jetë pjesë integrale e ekipit.

Në kushte të tilla duket se ka filluar të mendojë për zgjidhjen e hapësirave në ekip. Në të majtë të mbrojtjes pritet të spostohet Vrapi, ndërsa Mensahu do të bashkohet me sulmin së bashku me Bismarkun.

Ky është plani i veprimit që po bën Memelli për ndeshjen e radhës.

Related posts

LIVERPOOL-CHELSEA/ Klopp bën befasinë me sulmin, luan me treshen… (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

U AFRUA ME BUJË NË MILANO/ Inter vendos në merkato Mesfushorin Eriksen, ja motivet e largimit

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Norwich-Arsenal. Rezultati 2-2

Delo.autor

Leave a Comment