Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Dinamo e merr seriozisht derbin, Shkëmbi bisedë “kokë më kokë” me Ibraimin

Pas stërvitjes së djeshme të ekipit, trajneri Bledi Shkëmbi ka qëndruar në fushë me kapitenin Agim Ibraimi duke biseduar për disa minuta me të. Më pas të dy kanë vazhduar diskutimin edhe para autobusit të bluve, ndërkohë që lojtarët e tjerë kishin hipur në autobus.

Në ndeshjen me Teutën, tetovari pësoi një dëmtim në kavilje, por gazeta mëson se ai nuk rrezikon për derbin e së premtes me Partizanin.

Kështu, biseda mes tyre nuk ka pasur të bëjë me dëmtimin. Sipas të gjitha gjasave, biseda mes trajnerit të bluve dhe kapitenit ka të bëjë me strategjinë e interpretimit të derbit me Partizanin.

Ibraimi është një lojtar me shumë përvojë ndërkombëtare, është trajneri në fushë i Dinamos, ndaj dhe trajneri korçar e ka veçuar nga të tjerët dhe ka folur gjatë me të.

Related posts

JUVENTUS-FIORENTINA/ “Zonja e Vjetër” barazon shifrat, goli realizohet nga ai që nuk pritej (VIDEO

Delo.autor

ZYRTARE/ Lëvizje surprizë! E mbylli me zikaltërit, sulmuesi transferohet te skuadra ku u bë i njohur

F.autor

TROFEU I 15-TË NË HISTORI/ Real Madrid mposht 0-2 Dortmundin dhe fiton Champions League

F.autor

Leave a Comment