Futboll Sport

MOURINHO E VENDOS TITULLAR NË CONFERENCE LEAGUE/ Mbrojtësi Kumbulla: Nuk e prisja, ne duam të…

Zhoze Murinjo ka vendosur të hedhe titullar nga minuta e parë mbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla në sfidën që Roma do të luajë me rivalët e Zoria në Ligën e Konferencës.

Në prag të takimit, në një intervistë për “Sky Sport”, Kumbulla u shpreh se nuk e priste këtë zgjedhje nga ana e trajnerit dhe se qëllimi i skuadrës është të fitojë trofeun.

“Nuk e prisja këtë gjë. Gjithmonë stërvitem dhe jam i gatshëm për trajnerin. Sot kam një mundësi si titullar dhe do të provoj të jap më të mirë. E kemi përgatitur këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme, do të provojmë të luajmë si në ndeshjet e tjera, të provojmë ku kemi bërë gabime dhe të fitojmë. Ne duam të fitojmë këtë Kupë, por le të mendojmë për garën në fillim. Qëllimi është të fitojmë gjithmonë, pra të shkojmë deri në fund”, përfundoi Kumbulla.

Related posts

Aleix Vidal drejt largimit nga Barcelona, Roma rivalizon Sevillan për shërbimet e tij

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Atletico Bilbao-Barcelona. Starton sfida

Delo.autor

PAMJET/ “Horror” në Formula 1! Piloti kinez humbet kontrollin dhe makina “fluturon” në ajër

F.autor

Leave a Comment