Futboll Premier League Sport

POLEMIKAT PAS NDRYSHIMIT MILIMETRIK TË “VAR”/ Klubet e Premier League: Trashni vijën e pozicionit jashtë loje! (FOTO)

Klubet e Premier Ligës kanë diskutuar ndryshimet në rregullin e pozicionit jashtë loje, për t’u dhënë fund polemikave pas ndërhyrjeve milimetrike të VAR-it, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. “Sky Sports” ka zbuluar se klubet elitare të Anglisë kanë kërkuar që futbollistëve t’u jepet një liri veprimi nga 10- 20 centimetra në vendimet e VAR-it për pozicion jashtë loje.

“The Times” raportonte se kërkesa e klubeve ndaj arbitrave ka qenë për të përdorur një vijë më të trashë për të përcaktuar pozicionin jashtë loje kur përdoret VAR-i. Në takimin e aksionerëve të klubeve të Premier Ligës që u mbajt të enjten e shkuar, përfaqësuesve të klubeve iu treguan shembuj të vijave me trashësi të ndryshme, përfshirë 10cm 15cm dhe 20cm.

Me këtë demonstrim, klubet e Premier Ligës thanë se do të kenë një tolerancë më të madhe sesa është aktualisht këtë sezon. Vendimi zyrtar për ndryshimin e vijës së pozicionit jashtë loje nuk është marrë ende. Edhe po të merret, ai nuk do të hyjë në fuqi gjatë sezonit aktual, por duke nisur nga 2020-2021.NINTCHDBPICT000523949457

Arbitrat do të vazhdojnë që të punojnë me ligjvënësit e IFAB, por xhaketat e zeza u shprehën se nuk kanë asnjë preferencë në lidhje me këtë propozim të fundit dhe kanë thënë se thjesht do të zbatojnë rregullat e lojës.

Presidenti i Premier Ligës, Riçard Masters, deklaroi këtë javë për “Sky Sports News” se diskutime të mëtejshme në lidhje me ndryshimet e mundshme të pozicionit jashtë loje të VAR-it do të ketë në një takim të klubeve, që do të mbahet në muajin prill.

Related posts

“KËTË VIT HISTORIA KA PËR TË NDRYSHUAR”/ Tonali: Në ekip kam tre baballarë, mezi pres të luaj në Champions

Delo.autor

Neymar jep lajmin e madh, zbulon rikthimin e tij në fushë (VIDEO)

Sadik.Autor

SFIDA E PARË HISTORIKE PAS KUALIFIKIMIT/ Vllaznia e pëson nga një penallti në Champions League për femra

Delo.autor

Leave a Comment