Futboll Kategoria Superiore Sport

SHKËLQEU NDAJ KASTRIOTIT/ Çinedu, “basti” i Dinamos kërkon të shpërthejë në kampionatin shqiptar

Stefen Çinedu është lojtari që do të mbajë peshën kryesore të sulmit të Dinamos, të paktën në gjysmën e parë të këtij sezoni. Nigeriani 21-vjeçar vjen nga Kroacia, ku ka qenë pjesë e ekipit të dytë të Hajduk Splitit, ndërsa te blutë është preferuar titullar në majë të sulmit që në ndeshjen e parë ndaj Kastriotit.

Mund të konsiderohet një bast ky lojtar, duke ditur që bëhet fjalë për një sulmues të ri në moshë, i cili nuk ka luajtur asnjëherë më parë në futbollin shqiptar. Shifrat e miqësoreve, në fakt, nuk kanë qenë në favor të Çinedusë, i cili i kishte shënuar vetëm Maliqit. Në ndeshjen hapëse të kampionatit me Kastriotin ai dha sinjalet e para pozitive, ku realizoi të dy golat e fitores, duke vërtetuar se jo më kot trajneri Bledi Shkëmbi beson tek aftësitë e tij. Megjithatë, ishte vetëm prova e parë dhe duhet parë në vazhdimësi se çfarë do të bëjë afrikani me fanellën blu.

Edhe dy alternativat e tjera për qendrën e sulmit dinamovit janë lojtarë të rinj në moshë, pikërisht Mario Gjata dhe Xhulio Skuka, të cilët do të kenë minutat e tyre, sigurisht, por do ta nisin nga stoli. Ndoshta duke pasur Agim Ibraimin nga pas, një “trajner” në fushë i Dinamos, Çinedu e ka më të lehtë të përshtatet me Superioren dhe të shënojë golat që u duhen bluve për të arritur objektivat sezonalë.

Kjo ndodhi edhe me Kastriotin, ku kapiteni i shërbeu dhe sulmuesi finalizoi. Fillimi është premtues për sulmuesin kryesor të Dinamos, që në sezonin e kaluar luajti me ekipin B të Hajduk Splitit në Ligën e Dytë kroate, me 27 ndeshje si titullar dhe 7 gola të shënuar. Dinamo ka besuar shumë te Çinedu, duke gjetur edhe zgjidhje për prishjen e marrëveshjes së sulmuesit me klubin kroat. Mësohet se ai ka firmosur kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe një sezon të tretë me blutë.

Related posts

Mauro Icardi: Unë vlej më shumë se 110 milionë euro…

Sadik.Autor

MERKATO E ÇMENDUR/ ÇMENDET presidenti i klubit italian: Sjell MESSIN në Serie A

Isa.Autor

U BË VIRAL NË RRJETET SOCIALE/ Tifozi i famshëm zviceran: Nuk di çfarë më ndodhi, unë u çmenda… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment