Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ REAL MADRID PËR CHAMPIONS/ Handanovic: Varet nga kush kritikon dhe në cilën mënyrë e bën

Ndeshja e prestigjit ndaj Real Madrid në Ligën e Kampioneve gjen Samir Handanoviç, portierin e Interit, që qendër të ciklonit të kritikave. Portieri nuk ka shfaqur shumë siguri në këtë start të edicionit dhe ndaj tij nuk kanë munguar vlerësimet negative, ashtu si edhe kërkesat e tifozëve që duan që klubi të fillojë kërkimin për një portier të ri.

Por kapiteni i zikaltërve u ka dhënë sot përgjigje këtyre kritikave, në fjalët e tij para ndeshjes me madrilenët.

“Varet nga kush kritikon dhe në cilën mënyrë e bën. Ka shumë njerëz që flasin e nuk dinë çfarë do të thotë të bësh portierin, ose nuk ka qenë kurrë në portë. Mendoj se e di kur dikush gabon e kur jo. Ka gabime individuale dhe gabime skuadre. Nuk ka një problem vetëm nga kjo pikëpamje, apo mbi mua në veçanti”, ishin fjalët e Handanoviç, duke treguar se nuk shqetësohet nga këto zëra kundër tij.

Related posts

SPECIALE/ Botërori 1962: Brazili “pushton” botën e futbollit pa legjendën Pele

Isa.Autor

Ronaldo jashtë fushe, njihuni me 30 të dashurat BOMBASTIKE të portugezit (FOTO)

Isa.Autor

VLLAZNIA NË PRAG/ Flet tekniku i Partizanit: Synimet e qarta, na duhen 3 pikët

F.autor

Leave a Comment