Futboll Seria A Sport

“SHPËRTHEN” NË HUNGARI/ Ylli Uzuni i papërmbajtshëm, shënon 6 gola brenda një ndeshje me Ferencvaros

Myrto Uzuni vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e Ferencvaros në Hungari.

Sulmuesi i Shqipërisë ka realizuar 6 gola ditën e sotme, në ndeshjen e Kupës ndaj Hatvan.

Beratasi është shfaqur në një formë shumë të mirë, teksa ka arritur të shënojë gjashtë gola, në ndeshjen që Ferencvaros triumfoi me shifrat e thella 0-9.

Sulmuesi shqiptar shënoi fillimisht në minutat 34 dhe 40, ndërsa në të dytën realizoi në minutat 50, 59, 76 dhe 82.

Vlen të theksohet se ky është goli i 12-të sezonal për Uzunin në të gjitha kompeticionet, duke shtuar këtu edhe atë që shënoi me Shqipërinë ndaj San Marino.

Related posts

Shifrat e Manchester City, sa shumë rekorde të thyera…

Sadik.Autor

NUK MERR VAKSINËN ANTI-COVID/ Ngurrimi i yllit të Bayernit i tmerron ekspertët dhe shkencëtarët gjermanë

Delo.autor

HOFFENHEIM – BAYERN MUNICH/ “Bavarezët” kërkojnë fitoren për t’iu afruar kreut (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment