Futboll Premier League Sport

KORONAVIRUSI/ Manchester United s’e ndal stërvitjen, kontroll dy herë në ditë për COVID-19

Ekipi mjekësor i Manchester United po i teston futbollistët dy herë në ditë për Coronavirus gjatë.

Mjekët e “Djajve të Kuq” nuk janë të gatshëm të marrin ndonjë rrezik, me virusin që vazhdon të përhapet. Si rezultat, lojtarët që drejtohen nga Ole Gunnar Solskjaer testohen kur arrijnë dhe largohen nga terreni në Carrington.

United nuk e ka në plan për ta mbyllur qendrën stërvitore, pavarësisht se komplekset e Arsenalit dhe Evertonit janë bllokuar krejtësisht. Sidoqoftë, United po merr masa paraprake për të parandaluar prekjen.

Vetëm personeli i dosmosdoshëm i ekipit të parë lejohet të kontaktojë lojtarët.

Lojtarët e Mancheter United u monitoruan për virusin gjatë ndeshjes së Europa Leagues kundër LASK Linzit në Austri.

Atyre iu mat temperaturat në pushimin mes pjesëve për të qenë të sigurt se askush nuk rrezikonte të binte viktimë e Coronavirusit.

Përveç kësaj, gjatë fluturimit për në Manchester, stafi mjekësor mori informacione të mëtjeshme mbi rreziqet e përhapjes së Coronavirusit.

Related posts

Sergio Busquets tregon nëse Messi do të transferohet në Premierligë

Q.Autor

Guardiola e ka seriozisht, 65 milionë euro për yllin e Serisë A

Q.Autor

“ËSHTË NJË RREZIK I MADH”/ Ish-lojtari i Barcelonës: Napoli mund t’i eliminojë katalanasit nga Champions

Delo.autor

Leave a Comment