Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHQIPËRI-HUNGARI/ Portieri Berisha: Do mundohemi të japim më shumë në fushë dhe…

Para çdo ndeshjeje përbetohen për fitore, se do të japin maksimumin, por në fushë “korrin” tjetër gjë. Futbollistët kuqezinj, thuajse në kor, shpreheshin optimistë para transfertës me Poloninë, por dolën të mposhtur 4-1 më 2 shtator në Varshavë. Kohë për t’u qarë nuk ka, natyrisht, sepse te dera është Hungaria. Nesër në mbrëmje, kombëtarja e drejtuar nga Edy Reja, i vënë në syrin e ciklonit, duhet të bëjë paraqitje pozitive dhe të fitojë. Ndryshe, gjërat përkeqësohen. Kapiteni Etrit Berisha doli sot në konferencë për shtyp, ku nënvizoi mes të tjerash:

“Jemi të vetëdijshëm për lojën e zhvilluar në Poloni, bëmë gjëra të mira, por duhet të shmangim disa gabime. Te golat e pësuar nuk ishim të fokusuar sa duhet. Të mësojmë nga gabimet, nga golat e pësuar. Duhet të merrnim më shumë me lojën e treguar. Do mundohemi të japim më shumë ndaj Hungarisë dhe të kthehemi te fitorja.

Me siguri është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja kombëtaret. Edhe me Poloninë ishte e rëndësishme. Kemi mundësinë që, nëse fitojmë nesër, ta vazhdojmë ëndrrën tonë. Është vendimtare për ne, për Hungarinë dhe ndoshta edhe për Poloninë.

Pas ndeshjes në Poloni e dinim çfarë kishim bërë, të mirat dhe të këqijat. Ndeshja me Hungarinë do të thotë shumë; jemi të motivuar të luajmë mirë dhe të fitojmë. Një fitore do të na jepte besim për vazhdimësinë.

Mendoj se kombëtarja jonë ka bërë një hap të rëndësishëm para, duke shikuar lojërat që janë më të mira. Kemi personalitet në lojë, bëjmë gjëra të mira. Duhen eliminuar disa gabime, që shmangen. Hungaria është ekip i fortë, por nesër do të jetë një ndeshje e veçantë për të dyja kombëtaret. Mendoj se për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme. Respekt për Hungarinë, por do të futemi në fushë për fitore”.

Related posts

(VIDEO) City përmbys rezultatin ndaj Burnley, Aguero shënon dy gola brenda një minute

Q.Autor

NUK HEQ DORË NGA SUGJERIMET E TIJ/ Wenger: Rreziku është të përmirësoj futbollin dhe…

Delo.autor

“BIE MENJËHERË NË TOKË”/ Legjenda e UFC s’e harron zakonin e vjetër, përsëri sherr në një klub nate (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment