Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHQIPËRI-HUNGARI/ Reja merr lajmin e mirë, kombëtarja hungareze sot pa kapitenin e skuadrës

Lajme të mira për Shqipërinë, teksa kombëtarja hungareze do të bëjë pa shërbimet e kapitenit të saj, Adam Zalai.

Sulmuesi i Maincit ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe nuk do të ndihmojë kombëtaren e tij ditën e sotme ndaj Shqipërisë, takim që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 18:00.

33-vjeçari është përveçse është kapiteni dhe lideri i kësaj skuadre është dhe sulmuesi kryesor i Hungarisë, ku edhe në Kampionatin Europian spikati me paraqitjet e tij.

Zalai këtë sezon me fanellën e skuadrës nga Bundesliga është aktivizuar 2 herë teksa e ka tundur një herë rrjetën.

Ndrërsa me Hungarinë ka zhvilluar 75 takime dhe ka realizuar 24 gola.

Related posts

Nuk do ta besoni sa kohë ka Bayern Munchen që nuk fiton në fushën e Leverkusenit

Q.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA TEK “LOS BLANCOS”/ Sekreti i Real Madrid është një “rreshter” nga Italia

Delo.autor

E PASKAN MALLKUAR NË “BERNABEU”/ Real Madrid jep lajmin e hidhur për Hazard, ja çfarë rrezikon…

Delo.autor

Leave a Comment