Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Partizani nuk ndalet në merkato, arrin marrëveshjen me mesfushorin…

Partizani nuk ndalet në merkato. Klubi i kuq ka arritur të transferojë 18-vjeçarin Xhafer Hodo. Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër me të kuqtë.

Hodo është me origjinë nga Erseka dhe në vitet e fundit ka qenë pjesë e Akademisë Football Republic, që është në pronesi të Redi Jupit, ku ka spikatur me gola në kampionatin U-19 së fundmi.

Lajmin e transferimit të talentit 18-vjeçar e ka bërë vetë publike klubi i Partizanit me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook”.

NJOFTIMI I KLUBIT TË PARTIZANIT –

“ZYRTARE 🤝

XHAFER HODO FIRMA E RADHËS

✍️FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me 18 vjeçarin Xhafer Hodo. Mesfushori me tipare sulmuese ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me të kuqtë. Hodo është një tjetër lojtar premtues që i shtohet talenteve të reja në skuadër.

#MirësevjennëfamiljenekuqeXhaferHodo💪

#PërjetMeTyPartizan🔴”

Related posts

Klubi i Premier Ligës e shpall kosovarin si transferimin e vitit

Sadik.Autor

BASKETBOLL/ Tirana fiton Kupën e Shqipërisë, “leksion” Vllaznisë në finale

Delo.autor

Reali nuk kursehet për Icardin, ja oferta joshëse për Interin

Sadik.Autor

Leave a Comment