Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHQIPËRI-HUNGARI/ Vata: Kjo është ndeshja vendimtare për “Kuqezinjtë”. Ja e vërteta me Kumbullën…

Ish-kapiteni i përfaqësues shqiptare, Rudi Vata, mendon se Shqipëria nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç fitores në sfidën e sotme ndaj Hungarisë, sepse përndryshe do të cilësohej rrugëtim i dështuar ai që po bën në kualifikueset e Botërorit.

Në fjalët e tij për RTSH para duelit, Vata theksoi se kjo është ndeshja vendimtare për përfaqësuesen kuqezi sa i përket pretendimeve të saj.

Mendoj se lojtarët janë ndjerë keq pas asaj humbje ndaj një kundërshtari për vendin e dytë. Në të njëjtën kohë mendoj që ekipi kombëtar ka pasur kohë për të rikuperuar dhe për t’u futur në fushë me mendimin që mund të fitojmë këtë ndeshje në këtë grup i cili po bëhet aq më interesant, sa më shumë ndeshje kalojnë. Kjo është ndeshje vendimtare, Shqipëria është e dënuar për të marrë rezultat se në të kundërt shanset janë shumë më të dobëta.

Kritikat për Kumbulën? Unë pres shumë nga futbollistët e Kombëtares, në qoftë se kam thënë e pash Kumbullën në një ditë të keqe, e kam thënë sepse e shikoj Kumbullën si liderin e ardhshëm të Shqipërisë. E shikoj si një futbollit që luan në një klub të rëndësishëm, stërvitet nga një prej trajnerëve më të mirë në botë. E shikoj si liderin e ardhshëm.

Kjo ndeshje ishte për të rritur personalitetin e tij, sepse Kumbulla luajti kundër një sulmuesi të madh si Levandovski. Një emër i madh i futbollit botëror 33-vjeç dhe nga Kumbulla atë ditë kisha shumë pritshmëri. Mendoj se Kumbulla e Broja janë e ardhmja e Kombëtares, do të jenë e ardhmja jonë pres shumë nga ata.”, tha Vata.

Related posts

ZYRTARE/ Goditi kundërshtarin, Disiplina merr vedimin për sulmuesin e Skënderbeut. Ja dënimi…

Delo.autor

CSKA Moskë, përballet kundër Arsenalit me të njëjtën mbrojtje 12 vjet më pas

Sadik.Autor

Ajeti ndryshon kampionat, afër klubit “të mallkuar” të shqiptarëve

Sadik.Autor

Leave a Comment