Futboll Premier League Sport

SITUATA KAOTIKE/ 10 vjet pa luajtur, Manchester City pritet t’i besojë një 36-vjeçari. Ja arsyeja…

Pezullimi i lojtarëve brazilianë të Premier Ligës nga FIFA që nuk u lejuan nga klubet të udhëtojnë me kombëtaren e tyre në kualifikueset e fundit të “Katar 2022” pritet t’i japin shansin e debutimit në portën e Mançester Sitit, portierit të tretë, Skot Karson.

Me Edersonin e pezulluar dhe numrin 2 të Guardiolës, amerikanin Zak Stefen i cili është i infektuar me koronavirus, 36-vjeçari do të ketë shansin për të luajtur ndeshjen e parë në Premier Ligë pas 3765 ditësh, në transfertën e kësaj fundjave kundër Lestërit.

Nëse Mançester Siti do të rrezikojë që të luajë me Edersonin, atëherë rrezikon që të gjobitet. Ndeshja e fundit e portierit veteran të kampionëve të Anglisë, ka qenë më shumë se 10 vite më parë.

Related posts

PAS LARGIMIT NGA REALI/ Lopetegui “mbaron pushimet”. Sezonin e ardhshëm do drejtojë ekipin e njohur

F.autor

SHQIPËRI-BJELLORUSI/ Trajneri Reja kërkon kualifikimin në çerekfinalen e Nations League (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Roma – Torino

Q.Autor

Leave a Comment