Futboll La Liga

Zidane insiston: Bale është i lumtur në Real Madrid

Zinedine Zidane ka insistuar se Gareth Bale është i lumtur në Real Madrid edhe pse minutazhi i lojës i është kufizuar në Ligën e Kampionëve.
Ylli uellsian është përballur me lëndime edhe këtë sezon dhe është paraqitur vetëm dy herë në fazë të grupeve.

Megjithëse ishte plotësisht i riaftësuar për dy ndeshjet kundër Paris Saint-Germainit në 1/8 e finales, ai u la jashtë formacionit startues nga Zinedine Zidane.

Por, derisa ai është subjekt i raportimeve që sugjerojnë se mund të kthehet në Premierligë në fund të këtij sezoni, trajneri francez është i bindur se Bale është i kënaqur me rolin e tij në “Santiago Bernabeu”.

“Bale? Jo, jo [nuk është i palumtur]”, ka thënë Zidane në një konferencë për media.

Related posts

E BUJSHME NGA TURQIA/ Milan arrin akordin me mesfushorin dhe pritet ta zyrtarizojnë pas…

Delo.autor

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Futbollisti u detyrua të hipte në atë aeroplan

Delo.autor

FIFA përjashton Griezmann nga “TOPI I ARTË”, reagimi i Atl Madrid është epik

Isa.Autor

Leave a Comment