Futboll Gossip Sport

Georgina, një industri si RONALDO/ Fiton sa një futbollist dhe është gati për…

Cristiano Ronaldo ka shkuar në Itali, por jo vetëm. Italia do të zbulojë edhe Georgina Rodriguez, të fejuarën e CR7, mamaja e një prej katër fëmijëve të tij. A do t’ia vjedhë skenën ajo të gjithë “WAGS”-ave të futbollistëve italianë? Në të vërtetë jo, edhe pse nuk ka një dëshirë kaq të madhe për të rënë në sy. Fiton mjaft duke punuar dhe studiuar.

Argjentinase, si Wanda Nara, por nuk është menaxherja e Cristiano-s. Nuk tërheq qindra mijëra ndjekës me foto të nxehta me ose pa partnerin e saj, i mjafton të jetë e fejuara (ndoshta gruaja e ardhshme) e yllit portugez. Nga ana tjetër, ajo ka 6.8 milionë ndjekës. Aq sa mjafton për të tërhequr vëmendjen e markave të mëdha të veshjeve. Sipas “Sun”, Georgina do të ketë një pavarësi të sajën ekonomike. dhe nuk do të “mburret” me atë që nuk është e vetja.

Gjithsesi, ajo nuk ia kalon keq. Ka punuar si shitëse, por ka zgjedhur një dyqan të modës së lartë, që e ka lejuar të njihet me CR7. Gjë kjo që, në mënyrë paradoksale, e ka dëmtuar. Nga momenti që janë përhapur zërat për lidhjen e tyre, jeta e saj ka ndryshuar. Dyqani në Madrid është mbipopulluar nga fansat deri në atë pikë sa i ka kushtuar punën. Sipas “The Sun”, ka kuptuar se mund të shfrytëzonte këtë rast pa shfrytëzuar partnerin e saj. Është punësuar në një dyqan tjetër të modës së lartë me një shpërblim që bazohej te komisionet për shitjet, por e ka humbur edhe këtë për të njëjtën arsye. Atëherë?

Georgina ka bërë një zgjedhje të zgjuar. Cila është mënyra e vetme për të mos u rrethuar nga fansat dhe për të punuar? Natyrisht, ta bësh këtë nëpërmjet rrjeteve sociale. Dhe sipas “The Sun”, bashkëshortja e ardhshme e mundshme e Ronaldo-s, fiton 8.500 dollarë për post falë ndjekësve të saj dhe të sponsorizimeve. Dhe si një “influencer” (person që mund të ndikojë te zgjedhjet e konsumatorit) mund të ketë një rrogë vjetore prej rreth 4 milionë dollarësh. Sa një lojtarë i nivelit të lartë, me pak fjalë.

Hapi i ardhshëm? Sipas të përditshmes britanike, studimet dhe menaxhimi i pasurisë së familjes, që vlerësohet rreth 400 milionë dollarë. Gjatë shtatzënisë, ajo ka studiuar për çështje që kanë pasur lidhje me tema financiare, detyrime ligjore dhe menaxhim të pasurive. Ku i dihet nëse nuk është dora e saj mbrapa transferimit të CR7?

Related posts

MERKATO/ Roma nuk dëshiron Batshuayin në marrëveshjen për Dzekon

Q.Autor

ZYRTARE/ Ecuria negative në kampionat, klubi i La Ligës shkarkon trajnerin

Delo.autor

DARKA E KRITSHTËLINDJEVE TË INTER/ Flet presidenti i Klubit: Sa më e vështirë fitorja, aq më…

Delo.autor

Leave a Comment