Futboll Kategoria Superiore Sport

STADIUMI I PARTIZANIT/ Ja çfarë po ndodh me shtëpinë e re të “demave” (VIDEO)

Vazhdojnë punimet me ritme të kënaqshme për ndërtimin e stadiumit të ri të Partizanit. Gjithsesi, pavarësisht se intesiteti i punimeve është shtuar ndjeshëm kohët e fundit, afatet janë shtyrë sërish.

Është e pamundur që ndeshja e parë të luhet në fillim të muajit tetor, ashtu siç shpresonin drejtuesit e klubit të kuq, ndërkohë që ka shumë gjasa që Partizani, përballjen e parë në shtëpi, nga luajë nga mesi ose nga fundi i muajit nëntor, pasi ka ende punë për t’u bërë.

Mësohet se klubi ka marrë lejen nga ministria për shembjen e një objekti, kështu dhe prej dy diteëh kanë nisur sërish punimet.
Po punohet në nivelimin e fushës dhe ndërtimin e hotelit në krah të stadiumit. Për pak dite do të vijnë edhe stolat së bashku me tapetin e stadiumit.

“Panorama Sport”, ka arritur të sigurojë një video aktuale nga punimet në stadiumin e ri të Partizanit.

Related posts

DETAJET E AKORDIT/ Bayern Munich bind Harry Kane, por Tottenham bëhet pengesë

F.autor

THEU RAKETËN PAS SHERRIT 15 MUAJ MË PARË/ Del në ankand për shumën marramendëse

Delo.autor

NDODHET NË ANKTH/ RAMOS si kurrë më parë, URON NËNËN për ditëlindje me FOTON E RRALLË

Isa.Autor

Leave a Comment