Futboll Seria A Sport

Zbardhet plani tek Milani/ Leonardo ofron 4.5 milionë euro për Higuainin

Leonardo nuk ka zbarkuar ende në “Casa Milan”, por tavolina e tij i ka tashmë disa çështje që presin të shqyrtohen. Duke i renditur alfabetikisht, më e rëndësishmja duket ajo e lidhur me dosjen “S”. “S” si shitjet apo sulmuesi, pak rëndësi ka radha, pasi të dyja duhen zgjidhur brenda 30 ditësh, e përpara se të nisë kampionati italian. Duke parathënë se shitjet u duhen arkave, teksa sulmuesi i nevojitet Milanit për të arritur rezultate, emri në këtë kuadër përflitet të jetë ai i Gonzalo Higuainit.

KONTAKT- Megjithëse Leonardo është larg Milanos, afrimi ndaj argjentinasit ka nisur nëpërmjet disa kontakteve paraprake me vëllain menaxher të futbollistit. Sulmuesi i Juves është një fiksim i vjetër i drejtuesit brazilian, teksa për cilësitë e tij shifrat flasin qartë.

Duke analizuar vetëm sezonin e fundit, Higuain ka shënuar 16 gola, më shumë se dyfishi i realizimeve nga Kaliniç e Andre Silva së bashku. Sipas informacioneve të para thuhet se Milani është gati t’i ofrojë “El Pipita”-s 4.5 milionë euro në sezon për katër vitet e ardhshme, ndërkohë që te Juvja ai arkëton aktualisht 7.5 në vit.

SHKALLË- Deri tani folëm për skenarë të përgjithshme të një akordi, i cili nuk mund të anashkalojë kontekstin ku drejtuesve të Milanit u duhet të lëvizin. Urdhri i UEFA-s ka qenë i qartë, bilancet nuk mund të jenë më negative në vitet që vijojnë.

Fondi “Elliot” mund të ndihmojë shëndoshjen e financave kuqezi, teksa edhe fitimet nuk duhet të mungojnë. Në të tilla kushte Milanit i duhet të shesë, për të siguruar më pas paratë për një si Higuain (Juvja kërkon të paktën 60 milionë euro).

PENGESA DHE ALTERNATIVA – Milani nuk ka mundësi ekonomike të shumta, teksa Leonardo ka edhe disa pengesa që duhet të kapërcejë. Çelsi i Roman Abramoviçit ka një mori sulmuesish, megjithatë duan të arrijnë gjithashtu tek “El Pipita”.

Dueli paraqitet i vështirë dhe kundër çekut londinez prej 9 milionë eurosh, mund të fitojë dëshira e lojtarit për të qëndruar në Itali. Në rast se Sarrit i plotësohet kërkesa për Gonzalon, atëherë Milani do të marrë kthesë drejt Moratës, me sulmuesin që është kontaktuar edhe një javë më parë.

Related posts

MPOSHT TENISTIN JAPONEZ DHE KALON NË GJYSMËFINALE/ Roger Federer fitore historike në “Wimbledon”

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Tottenham-Manchester United. Rezultati 1-3

Delo.autor

E RRALLË/ SCOLARI bën prezantimin e tretë te skuadra braziliane (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment