Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPER SFIDA NDAJ TEUTËS/ Trajneri Daja: Duhet të jemi pragmatis. Sistemi VAR mund të na penalizojë

Trajneri Ilira Daja, doli në konferencën e parë për shtyp për këtë sezon, teksa foli në prag të sfidës ndaj Teutës, që skuadra e Partizanit do të zhvillojë ditën e nesërme në “Elbasan Arena”. Në prononcimin përballë gazetarëve, Daja ndër të tjera u shpreh:

Merkatoja ka mbaruar, a është ky ekipi që kishit menduar për sezonin e ri?

Gjithmonë trajnerët nuk kënaqen, kërkojnë akoma më shumë, kërkojnë t’i kenë vendet e dubluara dhe të kenë më shumë alternativa. Gjithsesi besoj që tani jemi më të kompletuar dhe të kënaqur me grupin që kemi në dispozicion.  Janë afruar rreth 20 futbollistë me mbarimin e edicionit të kaluar, ku kemi një ndërthurje shumë të mirë të brezave, pra kemi lojtarë me eksperiencë. Porta është e blinduar me Hoxhën dhe Teqen. Gjithashtu kemi afruar një portier me shumë prespektivë si Laroshi.

Për të vazhduar me zv.kapitenin Bielicën, me 2-3 alternativa në qendër. Për të vazhduar me Zhunior që është një nga pikat tona kryesore dhe me goxha eksperiencë. I është afruar në kualitet dhe rikthimi i Malës dhe afrimi i Kaçes. Gjendja e tyre nuk është e duhura, për të startuar nga fillimi nesër. Kemi lojtarë të rinj që mund të jenë lojtarë të formacionit bazë, duke filluar që nga Rrapaj, Albion Marku, etj. Kemi shumë lojtarë 19-vjeçarë me shumë prespektivë që do të jenë e ardhmja e Partizanit.

A është përballja ndaj kampionëve të Teutës, mënyra më e mirë për ta nisur këtë kampionat?

Unë do të thoja që po të shikosh këtë kampionat, të gjitha ndeshjet janë të vështira. Në nivel paragjykimi janë 7 ekipi që pretendojnë pjesën e sipërme të tabelës. Nganjëherë futbolli është i paparashikueshëm, ato që mundet të parashikohen si ekipet për të fituar trofeun gjatë rrugës kanë probleme, siç ndodhi edhe kampionatin e kaluar, që asnjëherë nuk na llogari ne si Partizan si ekip pretendent.

Deri në fund ishim aty, një nga pretendentët kryesor. Nuk ka ndeshje të vështira dhe të lehta, besoj që luajmë me ekipin kampion, motivi është më i madh. Në përballjet e vjetshme kemi qenë aty, me 3 barazime dhe një fitore më shumë nga ana jonë. Me një Teutë dhe Partizan të ndryshua tashmë, ne presim që nesër të jetë një ndeshje e vështirë, duhet të jemi edhe pragmatistë, sepse e dimë që nuk kemi formën maksimale, për shkak të dinamikës së zhvillimit të merkatos.

Kur do të jenë gati afrimet e reja, a do të dëshironit që këta lojtarë që kanë ardhur të vinin më herë?

Nëse Kaçe apo Male do të kishin pasur gjendje më të mirë fizike, nesër do të ishin titullarë. I kanë cilësitë për të qenë titullarë të padiskutueshëm. Kjo nuk është problematikë e jona, por është edhe kujdesi i vetëm lojtarëve për gjendjen e tyre.

Gjithsesi mendojmë që të na vijnë sa më shpejt të jetë e mundur. Do i shërbejnë shumë ekipit. Kemi qenë shumë të kujdesshëm në merkato. Kemi parë shumë, kemi zgjedhur disa prej tyre, për ta përfaqësuar Partizanin në objeketivat. Me pjesën më të madhe të grupit kemi qenë në fazë përgatitore për ta përballuar fillimin e kampionatit. Duke rritur lojtarët e tjetër gjendjen fizike, besoj jemi në gjendjen e duhur.

Tashmë do t’iu konsiderojnë si favoritë për titull, a e shton kjo gjë presionin?

Partizani është nga ekipet më të titulluara dhe presioni është gjithmonë prezent, sido që të formatohet ekipi. Ka një tifozëri të shumtë që i qëndron afër ekipit. Përveç se është një suport i rëndësishëm, kërkon maksimumin. Secili lojtar apo staf, e di këtë lloj presioni kur drejton ekipe si Partizani. Lojtarët zgjidhen që ta durojnë këtë presion. Kjo lloj trysnie do të jetë motiv i madh për ne, kërkesat që kanë tifozët tanë, ne t’ia shprehim në fushën e lojës.

A ndikon fakti që ndeshja luhet në “Elbasan Arena”?

Nuk ka rëndësi se ku luajmë pasi përballë janë dy skuadra që do të kërkojnë të fitojnë, si Teuta ashtu edhe ne. Efekti fushë nuk është dhe aq i rëndësishëm.  E rëndësishme është që luajmë në një fushë të mirë si ajo e Elbasanit dhe si ne ashtu edhe Teuta do të kenë mundësi që të shfaqin një futboll në një ambient shumë të mirë.

Rikthimi i tifozëve dhe sistemi VAR?

Më e rëndësishme është fakti i rikthimit të tifozëve. Ndeshja luhet për ta. Për ne është një suport i madh pasi ka shumë tifozë që na ndjekin dhe jo vetëm në stadium, por edhe në të gjithë Shqipërinë. VAR mendoj se do të menaxhohet drejt nga FSHF dhe të interpretohet drejtë. Mendoj që do të ulë shkallën e padrejtësisë. Nëse një arbitër gabon në të qintat e sekondës, e kanë më të thjeshtë ata që janë në sistemin VAR për të gjykuar. Kam mendimin që ndoshta do të na penalizojë jo vetëm ne si Partizan, por të gjitha ekipet pasi duhet të përshtatemi me këtë sistem pasi është risi në kampionatin shqiptar dhe do kohën e vetë. Por mendoj që instalimi i sistemit VAR do t’i bëjë mirë futbollit, sidomos atij në Shqipëri.

Related posts

ITALI-ANGLI/ Zotërim topi, ritëm dhe zëvendësime. Tri arsye pse “Azzurrët” befasojnë “3 Luanët”

Delo.autor

Deportivo bën korridorin dhe nderon Barcelonën (FOTO)

Sadik.Autor

E konfirmon Guardiola, mbaron sezoni për kevin De Bruyne

Delo.autor

Leave a Comment