Futboll Sport

TË ENJTEN STËRVITJA E PARË/ Fanellat e Ronaldos shiten për… 4 orë

Kristiano Ronaldo theu rekordin e shitjeve të fanellave ditore të klubit të Mançester Junajtidit në më pak se 4 orë pasi u konfirmua se do të mbajë numrin 7 në “Old Trafford”. Sulmuesi portugez u rikthye pas 12 vitesh në Mançester, ndërsa është ende duke bërë karantinën.

ronaldo
Vizita e tij e parë në qendrën stërvitore “Carrington” pritet ditën e enjte. Me t’u konfirmuar numri që ai do të mbajë me klubin e ri, tifozët mësynë “online” për të bërë porosinë e tyre. “Fanatics”, që është partneri zyrtar i Mançester Junajtidit për shitjet me pakicë, konfirmoi se shitjet e bluzave të portugezit regjistruan shifra rekord që në orën e parë dhe ai theu rekordin më të mirë të vendosur gjatë një dite për shitjet “online” të klubit në gjithë botën.

Debutimi i shumëpritur i 36-vjeçarit pritet të vijë këtë të shtunë, në ndeshjen kundër Njukasëllit në “Old Trafford”. Me numrin legjendar në “Teatrin e Ëndrrave” ai do të prezantohet përpara tifozëve edhe falë zemërgjerësisë që tre goi shoku i skuadrës, Edinson Kavani. Uruguaiani bëri një gjest të madh duke mos e privuar transferimin e “Djajve” nga numri i tij historik.

“Nuk isha i sigurt nëse do të mbaja përsëri numrin 7, kështu që doja të falënderoja shumë Edin për këtë gjest të mrekullueshëm”, ishin fjalët e Ronaldos pas zyrtarizimit të numrit të fanellës. Kristiano firmosi për 2 vite në “Old Trafford” me opsionin për të rinovuar edhe për një sezon të tretë.

Në arkat e Juventusit do të shkojnë 15 milionë euro për pesë vite, ndërsa 8 milionë euro të tjera do të jenë bonuset. Nga kjo kontratë, ai do të paguhet me 385 mijë paund në javë, të njëjtën rrogë që merr edhe Kevin de Bryjne te Mançester Siti. Me afrimin e CR7-ës, trajneri Solskjaer tha se tani Mançester Junajtid është një skuadër pretendente serioze për të fituar.

Related posts

REAL MADRID MES DËMTIMEVE DHE COVID-19/ Zidane: Moment delikat para sfidës me Valencia

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Chelsea-Sheffield, nis pjesa e dytë. Rezultati 2-1

Delo.autor

HUNGARIA NË SHTETRRETHIM PREJ COVID-19/ Ferencvaros paralajmëron 20 mijë tifozët pas ndeshjes me Juventus

Delo.autor

Leave a Comment