Futboll Premier League

Ovrebo dhe gabimet e famshme 9 vjet më parë: Vazhdoj të marr kërcënime për jetën!

Gjyqtari i ndeshjes së famshëm gjysmëfinale të Champions League në vitin 2009 mes Chelsea dhe Barcelona zbuloi se atë natë u detyrua të ndryshonte hotelin si pasojë e kërcënimeve për vdekje që mori pas ndeshjes në “Stamford Bridge”, e mbushur me polemika edhe debat. Tom Henning Ovrebo përfundoi në qendër të ciklonit që nuk është harruar ende sot e kësaj dite, kur kanë kaluar 9 vjet, në barazimin 1-1 që i kualifikoi katalanasit për në finalen, ku më pas fituan trofeun. Eric Abidal mori një karton të kuq të dyshimtë, por ishte Chelsea që protestoi si rrallë herë ndaj vendimeve të gjyqtarit, ku sipas bluve munguan të paktën pesë penallti.

“Padyshim që ajo nuk ishte dita ime më e mirë, – tha Ovrebo për “Marca”. – Por ndonjëherë gjyqtarët mund të gabojnë, ashtu si gabon një futbollist apo një trajner. Unë jam krenar për karrierën e gjatë që kam pasur në elitën e futbollit europian dhe kam qenë gjyqtari më i mirë në vendin tim. Kjo është arsyeja përse nuk mund të vlerësoni gjithë karrierën time vetëm për një ndeshje. Pas ndeshjes nuk fola me askënd, nuk ju përgjigja asnjë ofendimi nga futbollistët dhe stafi i Chelsea. Ruajta dinjitetin tim, por pas ndeshjes na u desh të bënim shumë kujdes, sepse kërcënimet për jetën nuk ndaleshin. Kërkuam ndihmën e policisë edhe një ditë më pas, pasi ndërruam hotelin. Edhe para disa kohësh jam kërcënuar sërish.”

Image result for ovrebo drogba

“Nuk mund ta ndryshoj mendimin e njerëzve, – tha Ovrebo. – Por do të ishte interesante të pyesnim tifozët e Real përshembull nëse do të kishin të njëjtin opinion për mua nëse do të kisha favorizuar ekipin e tyre dhe jo Barcelonën. Ne gjyqtarët kemi pak sekonda në dispozicion për të vendosur. Kur e pashë ndeshjen në TV e kuptova se kisha bërë ndonjë gabim. Duhej dhënë një penallti dhe një karton i kuq, por unë gabova me vendimet e mia dhe kjo është normale të ndodhë ndonjëherë. Jam përgjegjës për çdo veprim e gabim, ashtu si të gjithë kolegët e mi. Ndoshta Chelsea meritonte të shkonte në finale atë vit, por kjo i përket së kaluarës. Një ditë tjetër do ta kisha nxjerrë Ballack me karton të kuq për protestën, por në atë ndeshje nuk e bëra, sepse menjëherë e kuptova se mund të kisha gabuar.”

Image result for ovrebo drogba

Related posts

MERKATO E VERËS/ Arsenal “peshkon” në Portugali, gati marrëveshja me talentin 21-vjeçar…

Delo.autor

RIVALITETI NË DISTANCË/ CR7 REFUZON të shikojë finalen e Copa Libertadores me MESSIN sepse…

Isa.Autor

Juventus-Real Madrid, ja çfarë ka ndodhur 10 ditë para ndeshjes

Sadik.Autor

Leave a Comment