Futboll Premier League Sport

TELASHE PËR CHELSEA-N/ Federata e gjobit me shumën e majme për sfidën ndaj Liverpool. Ja arsyeja…

Çelsi është gjobitur me 25 mijë paund nga federata angleze e futbollit për shkak se nuk arriti të kontrollonte sjelljet e lojtarëve të saj në sfidën me Liverpulin.

Protagonist absolut u bë mbrojtësi i londinezëve Rese Xhejms i cili në minutën e fundit të pjesë së parë ndali një top me dorë në zonë duke u përjashtuar me karton të kuq.

I menjëhershëm ishte reagimi i futbollistëve të Çelsit të cilët iu vërsulen gjyqtarit me ankesa e pretendime, por nuk kishte kthim prapa.

Pasi janë rishikuar pamjet, komisioni i disiplinës ka ndëshkuar blutë e Londrës me 25 mijë paund për mos-menaxhim të mirë të situatës.

Megjithëse luajti për një pjesë me 10 lojtarë, Çelsi arriti të dalë me 1 pikë në fund të ndeshjes duke barazuar 1-1 me rivalët e Liverpulit.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Tottenham kërkon mesfushorin katalanas

Isa.Autor

PLASIN POLEMIKAT NË KUPËN E ITALISË/ Ja momenti kur VAR anulon golin e Lukakut (FOTO)

Delo.autor

FINALJA E CHAMPIONSIT BËN INTERIN TË BUZËQESHË/ Miliona euro dhe rinovim për dy yjet e skuadrës

F.autor

Leave a Comment