Futboll Sport

“NUK I KAM MBARUAR ENDE FISHEKËT”/ “Shpërthen” Depay: S’jam Cruijff, Turqisë i tregova ngjyrat e ylberit

Memfis Depai duket se ka rilindur. Ndoshta transferimi te Barcelona dhe përgjegjësia që ka pas largimit të Lionel Mesit e ka bërë të nxjerrë shpirtin e luanit, jo vetëm atë që ka tatuazh në trup, por edhe atë që përfaqëson logon e Federatës Holandeze të Futbollit.

27-vjeçari ishte fantastik ndaj Turqisë, duke shënuar një tripletë në fitoren 6- 1, e cila dhuroi edhe vendin e parë në grup, por vetë sulmuesi nuk kërkon të mjaftohet me kaq:

“Nuk i kam mbaruar ende fishekët. Jam më shumë sesa i uritur”, deklaroi ai pas fitores të martën. Por ndërkohë, media holandeze e ka ngritur në piedestal Depain dhe pa dyshim me të drejtë, duke vlerësuar edhe faktin sesi ai duket një lojtar më i pjekur, duke qepur menjëherë edhe një marrëdhënie të krisur me trajnerin Luis van Gal, që prej viteve të të dyve të Mançester Junajtid: “Me trajnerin gjithçka shkon shumë mirë. Jemi këtu për të ndihmuar nëjri-tjetrin dhe të bëjmë më të mirën për Holandën, pasi duam të shkojmë në Botërorvazhdoi numri 10 i portokallinjve.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në të njëjtën natë, falë tripletës së tij, Memfis Depai u ngjit në kuotën e 33 golave, duke barazuar kështu edhe legjendat Johan Krojf dhe Abe Lenstra, ndonëse për këtë argument, vetë futbollisti kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë: “Tani mos ta ekzagjerojmë, sepse të gjithë e dimë se çfarë përfaqësojnë Lenstra dhe aq më shumë Johan Cruijff për Holandën. Unë nuk jam as Krojfi dhe askush tjetër, përveç Memfis Depai. Ndihem krenar që përfaqësoj Holandën dhe dua të jap më të mirën time në fushë, pasi kam ende shumë për t’u përmirësuar.

Ndjej përgjegjësi më shumë mbi veten, por Krojf është një idhull për të gjithë ne. Unë jam i lumtur që shënova tri gola dhe dua të shënoj ende më shumë në stadiumin që mban emrin e këtij perëndie. E përditshmja ‘Sporza’ titulloi se i tregova Turqisë ngjyrat e ylberit? Titull i bukur, ndoshta po, ia treguam të gjitha ngjyrat e ylberit, por fundja ky ishte edhe objektivi ynë.

Duhej ta fionim me çdo kusht atë ndeshje dhe besoj se e bëmë shumë të lehtë. Tani të ruajmë këtë ritëm deri në fund dhe të mbrojmë kokën e grupit. Është tepër e rëndësishme që të presim direkt biletën për në Botërorin ‘Katar 2022’. Në vitet e fundit kemi vuajtur shumë, tani është ora që të kthejmë Holandën ku i takon”, tha Depai.

Related posts

LIVERPOOL-NORWICH/ Nis me autogol sezoni i ri në Angli, ja gafa e Hanley (VIDEO)

Delo.autor

‘Bomba’ e merkatos/ Milan pranë transferimit të golashënuesit të Serie A

Q.Autor

HENRY KËRKON PËRFORCIME CILËSORE/ Monaco lajmëron afrimin e dytë pas Fabregas, një mbrojtës i…dëmtuar!

Delo.autor

Leave a Comment