Sport Të tjera

E BUJSHME/ Ja kompeticioni që i bën bashkë treshen Ronaldo-Mbappe-Mourinho (FOTO)

Juventus është skuadra më aktive në këtë merkato vere.

Pasi dështuan për të arritur të ngrejnë lart trofeun e Champions League, bardhezinjtë kërkojnë që të forcojnë akoma dhe më shumë organikën, duke shënjestruar disa profile mjaft interesante. Një prej tyre është Kylian Mbappe, i cili shihet si futbollisti i duhur për të ndihmuar Ronaldon dhe torinezët për të arritur te titulli i dëshiruar.

Por jo vetëm kaq. Zërat e fundit të mediave kanë zbuluar se Ronaldo ka bërë kërkesë që në krye të pankinës së bardhezinjve, pas largimit të Allegrit duhet të jetë Jose Mourinho. Skenar mjaft të vështirë për tu arritur, por jo për Formula 1.

Kompeticioni më i rëndësishëm i automobilizmit ka bërë bashkë treshen, e cila ka qënë prezent në përgatitjet për Çmimin e Madh të Monakos. Një rastësi që shton zërat për një bashkim të treshes, ide e cila është në fillesat e saj.

Related posts

Inter- Juventus, thyhet një rekord në Serie A në lidhje me…

Sadik.Autor

“MË BËN TË NDIHEM KAQ MIRË”/ Paolo Dybala merr një dedikim romantik nga e dashura (FOTO)

Delo.autor

TRONDITET SPORTI SHQIPTAR/ Humb jetën në GREQI BOKSIERI I NJOHUR (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment